Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i është përgjigjur pozitivisht ftesës së kryeministrit Edi Rama për një takim mes tyre për të diskutuar rreth reformës në drejtësi.
Basha thotë se takimi mund të bëhet nga dita e mërkurë e javës së ardhshme e javës në vijim, pasi e ka axhendën e zënë.
Kreu i selisë blu merr pjesë të shtunën në takimin e Partive Popullore Evropiane në Luksemburg.
“Për ditën, vendin e formatin e takimit i gatshëm të vendosim kontaktet”, thekson Basha.
















