Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka mbledhur ditën e sotme në orën 18:00 grupin e ri parlamentar. Ai ka thënë në hyrje të fjalimit të tij, se PD do të bëjë opozitë të vendosur ndaj qeverisë Rama.
“Opozita jonë nuk do të tërhiqet. Edhe pse nuk kemi asnjë pushtet real me këtë sistem politik. Rama ka kapur mediat dhe shoqërinë civile”, tha Basha.
Ai iu drejtua edhe deputetëve të rinj, duke dhënë një mesazh për ta. “Mirësevini në botën e ashpër të politikës. Do t’ju sulmojnë dhe do t’ju shajnë. Por ju do të keni përpara vetëm qytetarin”, ka thënë Basha.























