Kreu i opozitës shqiptare, Lulzim Basha e konsideron të pathyeshme miqësinë shqiptaro-amerikane. “Miqësia shqiptaro-amerikane është historike dhe e pathyeshme. Zgjedhja juaj dhe lidershipi i ri do ta vazhdojë marrëdhënien speciale të fortë dhe të qëndrueshme”. Me këto fjalë i drejtohet kreu i PD-së, Lulzim Basha, presidentit të sapozgjedhur Donald Trump, të cilit i ka dërguar një letër ku i shpreh urimet për zgjedhjen në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në një postim në “Twitter”, Basha publikoi faksimilen e letrës drejtuar Donald Trump, ku shkruan: “Urime @real Donald Trump, u zgjodh presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës”. Kreu i PD-së, Lulzim Basha, teksa uroi për fitoren e Donald Trump, deklaroi gjatë pritjes në ambasadën amerikane në Tiranë dy ditë më parë, se vota e qytetarëve amerikanë është një mesazh për “ditët e errëta për demokracinë shqiptare” dhe për të ardhmen e zgjedhjeve në vendin tonë. “Në këto ditë të errëta për demokracinë shqiptare, ky është një mesazh kuptimplotë që jam i bindur se do të frymëzojë edhe këtu në Shqipëri një bashkim të qytetarëve me besim te demokracia, te vota e lirë, e cila nuk mund dhe nuk do të mposhtet nga asnjë makinacion dhe nga asnjë aleancë kundër interesit qytetar”, – tha ai. Sipas kreut të opozitës, zgjedhja e tij do të shërbejë për forcimin e mëtejshëm të aleancës mes Shqipërisë dhe SHBA-ve, dhe do të shërbejë patjetër për rimëkëmbjen dhe forcimin e demokracisë shqiptare.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...














