Pas një takimi që ka zhvilluar me grupin e ri parlamentar të PD-së, të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, si dhe krerët e degëve në rrethe, Basha i ka bërë ftesë partive të tjera të bashkohen për të bërë opozitë të fortë.
Në një deklaratë për mediat, Basha tha se , “”ne do të denoncojmë të gjitha rastet që vështirësojnë jetën e qytetarëve shqiptarë. Jemi gati të bashkëpunojmë me këdo që është gati të bëjë opozitën për të cilën ka kaq shumë nevojë ky vend, dhe jo pazar-opozitë. Ministrat kanë bërë gati dorëheqjet e tyre”.
Kreu i PD ka siguruar deputetët se nuk ka asnjë marrëveshje me Ramën dhe se kompromisi i 18 majit ishte në funksion të zgjedhjeve parlamentare. “S’kemi asnjë vizion të përbashkët me Partinë Socialiste. Nuk ka asnjë kompromis dhe asnjë flirt me Ramën. Marrëveshja e 18 majit ishte në funksion të zgjedhjeve dhe marrëveshje tjetër me Ramën nuk ka”, u shpreh Basha. Duke folur për ministrat teknik, Basha shtoi se me të përfunduar dosjet ato do të largohen.























