Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ka prezantuar projektin për menaxhimin e mbetjeve urbane të Kryeqytetit.
Duke folur përpara shoqatave mjedisore, Basha garantoi se ky projekt do të zgjidhte problemin për të paktën 20 vitet e ardhshme, duke bërë trajtimin e mbetjeve sipas standardeve europiane.
Kryebashkiaku tha se mungesa e vullnetit politik të qeverisë ka penguar zbatimin e ketij projekti.
Në një vit Tirana prodhon 250 mijë ton mbetje urbane. Veç Bashkisë së Tiranës, komunat Dajt, Vorë, Paskuqan, Kashar dhe Vaqarr depozitojnë mbetjet në ladfildin e Sharrës.















