Kryetari i Partisë Demokartike, Lulzim Basha, ka patur sot një drekë pune me ambasadorët e akredituar në vendin tonë, ku ka diskutuar mbi zhvillimet e fundit në vend, dhe qëndrimin e saj ndaj bojkotit në Kuvend, tashmë prej dy mujash.
Të pranishëm në takim ishin edhe deputetët Majlinda Bregu, Arben Imami, Genc Pollo, Joridia Tabaku, Aldo Bumçi, Oerd Bylykbashi.
Pas takimit dy orësh me ambasadorët e akredituar në vend, kreu i PD-së Lulzim Basha në një prononcim për mediat la të kuptohej se opozita nuk ka ndryshuar mendim për tu kthyer në Kuvend.
Basha shtoi se i ka vënë në dijeni ambasadorët për atë që ai e quan mungesën e llogaridhënies së kësaj qeverie ndaj Parlamentit, Gjykatave dhe Kushtetutës. Sipas tij, kjo qeveria ka si qëllim të uzurpojë institucionet në vend.














