Gjatë vizitës së tij në Tiranë më 30 qershor, Presidenti i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso do të zhvillojë një vizitë edhe në Gjykatën e Krimeve të Rënda, e ndërtuar me fondet e Bashkimit Evropian.
Sipas njoftimit për shtyp nga zyra e Delegacionit të BE-së në Shqipëri, pas vizites në këtë Gjykatë, Presidenti Barroso, kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, kryetari i Gjykatës së shkallës së parë për Krimet e Rënda Sandër Simoni dhe kryeministri Edi Rama do të mbajnë një fjalë para medias, pasditen e së hënës(ora 15:55).
Vizita të hënën në Shqipëri e kreut të KE-së u paralajmërua dje nga kryetari i Kuvendit, Ilir Meta gjatë seancës plenare të radhës. Të hënën (ora 11:15) Presidenti Barroso do t’i drejtohet me një fjale përshëndetëse Kuvendit të Shqipërisë.
















