Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë nëpërmjet një kumtese për media ka njoftuar se Presidenti i SHBA-së Barac Obama ka nominuar Greg Delawie-n për Ambasador të ri të SHBA-së në Kosovë.
“Kemi kënaqësinë të konfirmojë se Presidenti Obama ka nominuar Greg Delawie-n që të shërbejë si ambasadori i ardhshëm i SHBA-ve në Kosovë. Kushtetuta e SHBA-ve kërkon që Presidenti të marrë këshillë dhe pajtimin e Senatit të SHBA-ve para se të emërojë ambasadorët. Përkundër raporteve të fundit mediale në Kosovë, Senati ende nuk ka mbajtur dëgjim apo votim lidhur me këtë nominim”, thuhet në kumtesën e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë.
















