Kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë pasi që shprehu keqardhje për situatën e krijuar rreth procedurave për lirimin e këtyre banesave, i njoftoi dhe u rikujtoi këtyre qytetareve-banore në Lagjen Dardania se gjykata ka obligim ligjor për zbatimin e aktgjykimit të plotfuqishëm dhe gjykata nuk ka të drejtë që pa kërkesën e kreditorit të ndërpres procedurën e ekzekutimit të aktgjykimit të plotfuqishëm.
Për më tepër gjykata përsëri rikujton se ka vepruar në ekzekutim të një aktgjykimi që është i plotfuqishëm tani e më shumë se 8 vite. Me qëllim të njoftimit të drejtë të opinionit gjykata rikujton se në ekzekutimin e aktgjykimit të plotfuqishëm nuk ka ndodhë asnjë veprim urgjent dhe të gjithë këta banor që duhet ti lirojnë banesat tani e 8 vite kanë qenë në dijeni se banesat duhet ti lirojnë.
Për më tepër, gjykata njofton se në procedurë të lirimit të mëtejmë të këtyre banesave pritet që të veprojnë përmbaruesit privat sepse kreditori ka tërheq disa propozime për ekzekutim nga gjykata dhe i ka adresuar te përmbaruesit privat”, thuhet në njoftim.






















