Por jo të gjithë kanë vendosur të rrinë jashtë. Besim Rexhepi i larguar nga banesa me forcë gjatë ditës, bashkë me familjen e tij, deklaroi se ka vendosur të rikthehet në banesë.
“Në fshat e kam shtëpinë e djegur e komuna nuk na ofron kurrfarë zgjidhje. Policia a na ka rrah dhe na ka largu”, tha ai.
“E kemi thy derën dhe kemi hy sepse nuk kam ku të shkoj”. “Le të ma marojnë shtëpinë time atje, unë kthehem se nuk kam ku të shkoj. Ja ku i kam dokumentet”.
Ndërkohë, një banor tjetër tha se ajo që ka ngjarë nuk e kanë pritur e që sipas tij, “shqiptari kundër shqiptarit”.
“ Këmbën e kam të vrarë, por policia më tha se kemi me ta thy krejt”, tha ai.
“Kërkojmë që Shpend Ahmeti të japë dorëheqje. Edhe sa njerëz duhet të hidhen nga banesat e të vdesin”, tha ai.
“Shpend Ahmeti duhet të japë dorëheqje bashkë me kryeshefin e BVI-së”.
“Marre me ju ardhë e turp. Ata duhet të japin dorëheqje”.
Nga ana tjetër, në këtë aksion janë liruar gjashtë banesa, kurse të tjerat pritet të lirohen ditëve në vazhdim.






















