“Përpos nevojës dhe domosdoshmërisë për ngrohje kualitative dhe të vazhdueshme për banorët dhe veprimtaritë afariste, kyçja e kësaj lagje në rrjetin e ngrohtores së qytetit do të përkthehet edhe në leverdi ekonomike për vetë kompaninë kur merret para sysh numri i shfrytëzuesve nga ekonomitë familjare dhe ata afarist por edhe fuqia paguese e kësaj lagjeje. Gjithashtu, brenda këtij perimetri gjendet edhe ndërtesa e Komunës së Prishtinës, disa kopshte të fëmijëve (përfshire kopshtin e ndërtuar nga Komuna e Prishtinës), ambasada e SHBA-ve (në ndërtim e sipër) por edhe shkolla fillore që mendohet të ndërtohet në këtë lagje. Ne besojmë që kyçja e kësaj lagje në rrjetin e ngrohtores së qytetit është e mundur në aspektin teknik pasi që në afërsi të lagjes Arbëria C3 C2 janë dy mundësi për kyçje, (gypi kryesor përgjatë magjistrales Prishtinë-Mitrovicë si dhe nga ana e poshtme lagja Lakrishtë) pra infrastruktura e mundëson një gjë të tillë me kosto te arsyeshme për shkak të afërsisë”, thuhet në kërkesën e banorëve drejtuar Komunës së Prishtinës, shkruan lajmi.net.
Në të njëjtën kohë, duke pasur parasysh që shumica absolute e banorëve të kësaj lagje ngrohen me energji elektrike, sipas parashtruesve të kërkesës, “kyçja në rrjetin e ngrohtores së qytetit do ta zvogëlonte ngarkesën edhe për KEDS/KESCO-n dhe to ta ndihmonte stabilitetin e furnizimit, respektivisht do të ndikonte në zvogëlimin e reduktimeve! Dy komplekset më të mëdha për momentin në këtë perimetër; kompleksi C2 dhe C3 jemi të organizuara në Këshilla Banesorë dhe e ofrojmë ndihmën dhe kontaktet tona me banorë për të gjitha çështjet në lidhje me kyçjen, kontratat dhe çështjet tjera. Presim përgjigje pozitive nga ju Me nderime Këshilli i Lagjes C3 + C2”.
Lagja Arbëria C3 dhe C2 në një perimetër të vogël ka më shumë se 35 ndërtesa/blloqe banimi, rreth 45 hyrje përfshirë lokale afariste duke mos i llogaritur ndërtesat e reja që janë në fazën fillestare të planit të ndërtimit ose në ndërtim e sipër.
Komuna e Prishtinës para disa ditëve e ka lëshuar në qarkullim Platforma digjitale për pjesëmarrje publike, ne ueb faqen e sajë zyrtare, në të cilën qytetarët mund të parashtrojnë kresa të ndryshme dhe të paraqesin propozime të ndryshme për rregullimin e lagjes së tyre. Andaj edhe kërkesa është parashtruar online.
Nga ana tjetër, autoritet komunale ua kanë dhënë një përgjigje online banorëve lidhur më kërkesën e tyre. Në përgjigjën e Komunës nuk është treguar ndonjë kohë e caktuar se kur banorët mund ta realizojnë kërkesën e tyre.
“Sistemi i kogjenerimit është projekt për te cilin kane investuar Banka Gjermane, Qeveria e Kosovës dhe Komuna e Prishtinës. Po ashtu edhe në zgjerimin e rrjetit investimet do te jene te këtij formati. Gjithsesi se komuna do te shfrytëzoj të gjitha mundësitë me qellim te realizimit te kërkesave të banoreve jo vetëm te lagjes Arbëria por edhe lagjeve tjera, ngase kërkesa te ngjashme kemi edhe nga Kodra e Diellit, Kalabria etj. Ky projekt është shume i favorshëm ne aspektin efiçiences se energjisë dhe është ne interes te komunës dhe kompanisë qe te behet sa me shume zgjerimi i rrjetit. Tani ne u konsultuam edhe me zyrtare te Ndërmarrjes Termokos dhe na njoftuan se janë duke punuar ne hartimin e master planit i cili do te jete udhërrëfyes për planet dhe investimet e ardhshme te zgjerimit te rrjetit”, thuhet në përgjigjen e Komunës.























