Disa banka nga Serbia afarojnë në në Kosovë që nga paslufta në mënyrë “ilegale”, kryesisht në enklavat serbe, të paintegruara në sistemin bankar të Kosovës.
Sipas BQK-së, është vetëm “Komercialna Banka” e licencuar në sistemin bankar të Kosovës. Sipas ekspertëve të ekonomisë, veprimi i kësaj banke nën juridiksionin e Republikës së Kosovës është një lajm i mirë, por lajmi i keq është se disa banka serbe veprojnë “ilegalisht” në vendin tonë.
Ekspertët e çështjeve financiare dhe bankare thonë se në komunat veriore të Kosovës aktivitetin e tyre bankar po e zhvillojnë edhe 2 banka të tjera komperciale serbe.














