Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, politika monetare me normat pranë zeros ka nxitur ndjeshëm rritjen ekonomike, ka rritur investimet dhe komisionet bankare.
Që prej Dhjetorit të vitit të kaluar, kur Janet Yellen njoftoi kursin e ri të politikave monetare, në kahun shtrëngues, për të për herë në 8 vite, fitimet e bankave nuk kanë ditur të ndalin rritjen.
Politikat ultra-lehtësuse së bashku me rritjen e fortë ekonomike në tremujorin e tretë të vitit, duket se janë një cocktail të cilit bankat nuk mund ti rezistojnë. Ekonomia amerikane u rrit me 2.9% në tremujorin e tretë të vitit.
Pra, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po ndodh krejt e kundërta e asaj që po ndodh në Eurozonë. Në rajonin e monedhës së përbashkët, rimëkëmbja ekonomike nuk duket qoftë edhe në horizont, ndërkohë që bankat vuajnë marzhet e ulëta të fitimit dhe kreditimin e dobët.























