25 kg kokainë e një cilësie shumë të pastër është sekuestruar nga policia e Torinos.
Në pranga janë vënë 4 shtetas shqiptarë, identiteti i të cilëve nuk dihet ende, por mediat raportojnë se ata janë të lidhur me familjen Çapja nga qyteti i Elbasanit, familje e cila së fundi është përfshirë në një seri ngjarjesh kriminale.
Gazeta “La Stampa” shkruan se hetimet nisën pas arrestimit në muajin maj të Sajmir Serjanit, në makinën e të cilit u gjetën 600 gramë kokainë, ndërsa pas kontrolleve në shtëpinë e tij policia gjeti edhe një makinë numërimi parash si dhe 108 mijë euro cash.
Veç kësaj policia gjeti një dhe disa çelësa, me të cilët tentoi të hapte dyer të ndryshme në zonat që frekuentonte Sajmir Serjani. Më në fund policia ra në gjurmën e një apartamenti që përdorej si laborator droge.
Sipas gazetës Sajmir Serjani konsiderohet i afërt me familjen Çapja nga Elbasani. Kjo është sasia më e madhe e drogës e kapur ndonjëherë në qytetin e Torinos.