Në qendrën e kryesore të votimit, në shkollën “Rasim Kiçina” ka kryer obligimin qytetar, votuesi i parë i balotazhit në Drenas.
Xhemail Bytyqi pak minuta pas orës shtatë ka zgjedhur të preferuarin e tij për të marrë drejtimin e komunës dhe ka hedhur votën e tij në kuti, njofton Klan Kosova.
Kandidatë në balotazhin për të parin e Drenasit janë Ramiz Lladrovci i Partisë Demokratike të Kosovës dhe Isa Xhemajlaj i NISMA për Kosovën.























