Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në uzinën e përpunimit të naftës në Ballsh. Raportohet se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 22:45 në repartin e Hidropastrimit dhe është ndjerë në të gjithë zonën e Ballshit
Aktualisht raportohet për një të vdekur, shtetasin me iniciale Sh.M., dhe shtatë persona të plagosur që janë transportuar për në spitalin e Fierit, si dhe janë shkaktuar dëme të shumta materiale. 10 persona ka patur brenda repartit ku ndodhi shpërthimi, ndërsa në të gjithë uzinën rreth 100 punëtor.
Ndonëse është herët për një konfirmim, mësohet se shpërthimi ka ndodhur për shkak të rrjedhjes së benzinës nga një rezervuar.
Zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes dhe kanë vënë nën kontroll flakët, ndërsa policia ka caktuar një perimetër të gjerë sigurie.






















