Deputeti socialist kërkon që të bëhen pjesë e hetimit edhe deputet që kanë janë hetuar më parë duke përendur rastin e kryetarit të PD-së Lulzim Basha kur ishte ministër i Transporteve
Deputeti socilaist taulant Balla kërkoi sot nga komisioni për dekriminalizimin që të përfshihebn në hetim edhe ata deputet apo politikanë që janë hetuar siç është rasti i kryetarit të PD-së Lulzim Basha. Balla e ka fjalën për hetimin që është bërë ndaj Bashës lidhur me abuzimete mundshme me ndërtimine rrugës së Kombit.
Sipas Ballës, Lulzim Basha u gjet fajtor nga Prokuroria por nuk u gjykua për shkak të raporteve mjekësore që paraqiste. “Pjesë e këtij procesi duhet të jenë dhe personat e hetuar dhe jo te gjykuar. Si rasti i Lulzim Bashës që u gjet fajtor nga Prokuroria, por për shkak të raporteve mjekësore nuk u gjykuan”, tha Taulant Balla.
Balla tha se nuk e ka parë ende platformën e Partisë Demokratike për dekriminalizimin, por ka kërkuar që në proces të përfshihet edhe SHBA.
“Si kam parë propozimet e Partisë Demokratike. Unë propozova që të përfshihen dhe SHBA. Të mos bëhet shoë mediatik. Por një proces i qartë konsultimi. Duhet një ekspertizë profesionale nga komisioni i Venecias, BE-së dhe SHBA-së”, tha Balla.















