“Ngritja e cilësisë në sistemin arsimor duhet të jetë prioritet kombëtarë i cilës do qeveri të ardhshme sepse ky është një problem kombëtarë dhe nuk mund të paramendohet asnjë proces i zhvillimit ekonomik pa ngritje të cilësisë në arsim. Së fundmi investimet në edukim dhe arsim janë investime në ekonomi dhe ne duhet të punojmë të gjithë si shoqëri, si familje, si shtet për ta mbështetur sektorin e arsimit me buxhet në mënyrë që të sjellim arsimin aty ku dëshirojmë”, ka thënë ai.
Bajrami e ka pranuar se gjendja në arsim nuk është e mirë, por megjithatë ai ka thënë se testin PISA nuk duhet marrë si barometër real.
“Mësimdhënësit janë më të kërkuarit në tregun e punës. Asnjëherë mos e merrni si barometër real testin PISA. Vlerësimi i ardhshëm do të pasqyrojë punën time. Nuk mund të premtoj shumë por jam i sigurt se për pesë vitet e ardhshme do ta bimë arsimin në nivel të dëshiruar”, ka thënë ai.
Ministri në detyrë Bajrami ka thënë se investimet në edukim dhe arsim janë investime në ekonomi.
Kurse sa i përket ndërkombëtarizimit në sektorin e arsimit ka thënë se ky i fundit tani më vetëm se po ndodhë duke shtuar se shumë universitete dhe kolegje kanë krijuar partnerë ndërkombëtarë.
“Ndërkombëtarizimi tani po ndodhë për shkak se shumica e universiteteve dhe kolegjeve kanë krijuar partnere të fuqishëm ndërkombëtarë nëse ne nuk do të kemi nevojë qe shpejtë studenti ynë të ketë një ëndërr që të shkojë të studiojë jashtë do të punojmë që ata të lëvizin më Evropë si turistë por të kthehen këtu të marrin arsim cilësor, diplomë kredibile diploma të cilat nuk janë vetëm thirrje akademike por kanë kompetenca dhe shkathtësi dhe prodhojnë liderë të cilët i kërkon ekonomia e Kosovës”, ka thënë ai.






















