Bajrami ka thënë se tashmë PDK e LDK e kanë kuptuar se Asociacioni e Demarkacioni janë gabim dhe kjo falë kundërshtimit të opozitës, qytetarëve, ekspertëve dhe të disa nga deputetëve të mazhorancës.
Ky është statusi i plotë i saj:
Akuza e kundër akuza, i kemi votat tash si kemi votat!!!
PDK e LDK…
Shumë herët bre ju kemi thënë që nuk i keni votat, nuk i kishit as me 1 shtator dhe nuk do ti keni kurr.
E atyre që po merrem me akuza se jo njëra apo tjetra nuk i kanë votat nuk po i intereson më bash askujt.
U vërtetuar dhe u tha edhe nga vetë ju që Asociacioni qenka bërë gabim dhe se demarkacioni nuk po mund të kalohet
Për neve asgjë e re, por për juve është një përparim që e keni kuptuar se gabuat.
Me të vërtetë ndoshta u bë pak vonë, por falë kundërshtimit të qytetarëve, opozitës, ekspertëve dhe të disa deputetëve të mazhorancës më në fund edhe juve ju bëmë të kuptoni se keni gabuar dhe se duhet të reflektoni.
Tash më nuk ka dilema se zgjedhje të parakohshme do të kemi shumë shpejt.
#KOALICIONIIELFANTËVE!
#KOALICIONIIDËSHTIMEVE!





















