Ndërsa ka thënë se deklarata e saj për ndarje nga grupi parlamentar PAN është “keqinterpretuar” nga mediet.
“Dua të komentoj deklaratën time që realisht e keni keqinterpretuar. Nisma vazhdon të jetë në PAN dhe do ta përkrahim fuqishëm kandidimin e zotit Haradinaj për kryeministër. Ne në momentin që do të konstituohet Kkuvendi do ta votojmë për kryeministër. Prandaj besoj që kjo tashmë është e qartë për gjithë opinionin dhe për të gjithë qytetarët”, ka thënë ajo.
E pyetur se a do të vazhdojnë të jenë në një grup parlamentar, Bajrami ka thënë se vazhdojnë të jenë në PAN duke thënë “shihemi në të ardhmen”.
Ajo shprehet e bindur që nuk do të ketë kandidat tjetër për kryeministër përveç Ramush Haradinajt.
“Unë nuk dua të flas diçka që nuk e pres me ndodh, pres që zoti Haradinaj do të votohet nga të gjithë deputetët dhe të jetë kryeministër i Kosovës dhe besoj që nuk do t’i mungojë asnjë votë.
Bajrami më herët deklaroi se “Kryetari Limaj qysh gjatë fushatës zgjedhore ka deklaruar se deputetët e Nismës për Kosovën do të funksionojnë si grup parlamentar në vete”.
Megjithatë ajo pretendon se kjo deklaratë e saj nuk u kuptua drejt nga mediet.






















