Deputetja Bajrami ka thënë se ky komision ka vepruar sipas urdhrave të kryeministrit Isa Mustafa.
“Ky komision ka qenë kryekëput vegël i Isa Mustafës. Ai komision duhet të japë llogari, të dorëhiqet, të shkarkohet edhe qeveria të dorëhiqet të bëhen zgjedhje elektorale”.
Ajo ka thënë se konstatimi i këtij komisioni, përbën një lajm jo të mirë për vendin dhe se NISMA e kundërshton punën e tij.
“Është një lajm i keq për Kosovën, kur një komision tjetër formohet edhe e konfirmon atë që e ka bërë komisioni i Murat Mehës. Nisma e ka kundërshtuar formimin e këtij komisioni, ja kemi dhënë një epitet si komision paralel. Ne këtë punë të tyre e kundërshtojmë, kërkojmë që Isa Mustafa të reflektojë”, ka thënë Bajrami.
Deputetja ndër të tjerash ka shtuar se çështja e demarkacionit nuk i takon vetëm opozitës, do duhej që secili ta marrë seriozisht.























