Thaçi e Mustafa, sipas Bajramit janë të zhytur në krim e korrupsion prandaj kërkojnë miratimin e Demarkacionit, në mënyre që siç vlerëson ajo, ta shpëtojnë veten.
Postimi i plotë në Facebook:
RRESHTOHU NË ANËN E ARGUMENTIT QË EDHE VET DEKLAROVE SE DEMARKACIONI NUK ËSHTË NË RREGULL
Të njejtën gjë që po e thot kolegu deputet i LDK-së Nuredin Ibishi se “demarkacioni nuk është në rregull por do ta votoj” në takime të mbyllura në rrethet e tyre të ngushta e pranojnë edhe Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi.
Mirëpo të dy edhe Thaçi edhe Mustafa, ngulin këmbë në miratimin e demarkacionit sepse janë të zhytur në krim dhe korrupsion. Pra, ata kërkojnë që për të shpëtuar veten ta dëmtojnë Kosovën.
Koleg deputet Nuredin, duke i treguar publiksht popullit se marrëveshja është e gabuar e ke bërë hapin e parë shumë të rëndësishëm, bëje edhe hapin e dytë dhe deklaro se nuk do ta votosh.
Rreshtohu në anën e argumentit që edhe vet e deklarove se demarkacioni nuk është në rregull!
Dhe VOTO kundër!























