SHIK-u (Shërbimi Informativ i Kosovës) e ka uzurpuar jo vetëm PDK-në (Partinë Demokratike të Kosovës), por edhe institucionet e Kosovës, ka thënë njëri nga themeluesit e PDK-së, ish-Kryeministri dhe ish-ministri I Brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi, raporton KTV.
Në një intervistë të gjatë për emisionin “Rubikon”, Rexhepi ka shpërthyer me akuza ndaj Kadri Veselit, ish shefit të SHIK-ut, dhe të gjithë anëtarëve të tjerë të kësaj organizate se “e kanë kapur shtetin”.
I bindur dhe i sigurt për atë që ka deklaruar, Bajram Rexhepi ka thënë se e keqja e madhe partisë së tij i ka ndodhur në momentin kur Veseli është bërë zëvendëskryetar i PDK-së,ndonëse, sipas tij, Veseli edhe më parë ka pasur ndikim në parti.
“Ekziston përshtypja dhe ka të vërtetë se gati në çdo ndërmarrje publike ndikimi i tyre (indiividëve dhe sterukturave të SHIK-ut) është shumë i madh, si në PTK, në ‘Trepçë’, në ujësjellës e në shumë ndërmarrje tjera. Po ashtu, është krijuar përshtypja se pa përkrahjen e tyre njerëzit as nuk mund të punësohen. Mendohet se ka ndikim edhe në RTK (Radiotelevizionin e Kosovës v.j.)”, ka thënë ai.
“Në këtë situate. nuk vijnë në shprehje vlerat”, ka theksuar Rexhepi.
Ish-Kryeministri e ish-ministri I Brendshëm, Bajram, Rexhepi, ka thënë se strukturat e SHIK-ut janë futur në institucione.
“Unë kam qenë i gëzuar kur e kanë shpallur të shpërbërë (SHIK-un). Por ka ndodhur e kundërta. Janë futur në institucione e në parti, janë fuqizuar, dhe nga një veprim gjysmë legal , nuk them illegal, janë legalizuar plotësisht”, ka thënë ai.
Sipas Rexhepit, Kryetari I PDK-së, Hashim Thaçi, nuk është të njëjtin krah me drejtuesit e SHIK-ut. Sipas tij, në momentin kur nuk do të jetë më në krye të PDK-së, edhe ai do të largohet nga strukturat e kësj partie, pasi nuk do të mund ta pranonte për shef Kadri Veselin.
Rexhepi ka folur edhe për trazirat e marsit të vitit 2004, kur ai ishte Kryeministër im Kosovës. Ai ka thënë se në mesin e protestuesve ka pasur edhe grupe të ekstremistëve islamë që kanë nxitur trazira, duke gjuajtur madje edhe me kallashnikov.
















