Ajo tha se për këtë papërgjegjësi e institucioneve e vuajnë qytetarët e Kosovës.
“Vetëm 5 për qind e qytetarëve kanë sigurime private, sepse të tjerëve nuk ua mban xhepi”, tha Baftiu.
Deputetja e VV-së theksoi se Fondi për Sigurime Shëndetësore është shfrytëzuar vetëm si pjesë e premtimeve siç tha ajo, megalomane të politikës.
“Koha ka treguar se kanë qenë vetëm interesa të ngushta klanore dhe partiake. Edhe pas investimeve milionëshe të donatorëve, ky sistem është ende në fazën embrionale”, u shpreh Baftiu.























