Komandanti i Policisë në Deçan, Sejdë Dobraj, ka thënë se dy të dyshuarit e identifikuar për vrasjen e vëllezërve Ramaj janë babë e bir mes vete.
Ai ka thënë se njëri është i arrestuar, ndërkaq personi i dytë gjendet në arrati dhe se presin që shumë shpejt edhe ai të arrestohet ose të dorëzohet.
Policia kanë thënë se babai 50 vjeçar dhe i biri 25 vjeçar dyshohet ta kenë kryer vrasjen.






















