Ai ka thënë se pavarësisht kohës që do t’ia marrë dhe vuajtjeve që i ka shkaktuar tërë kjo situatë familjes së tij, ai nuk do të ndalet derisa të japin përgjegjësi të gjithë.
“Do të shohim mundësinë e ndjekjes edhe të ortopedëve të QKUK-së dhe mjekëve ligjorë që ndonëse kishin urdhëresë të Prokurorisë për të dhënë mendime profesionale nuk e bënë këtë”, këmbëngul Berisha.
























