• Latest
  • Trending
  • All

Babai i të dyshuarit për vrasjet në Gjakovë, rrëfen ngjarjen

26/08/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 10 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Babai i të dyshuarit për vrasjet në Gjakovë, rrëfen ngjarjen

26/08/2016
in Aktualitet, Lajme
Brahimi i ka rrëfyer Gazetës Express për dy telefonatat që mori nga i biri në ditën kritike, i cili i tregoi vet për vrasjen që kishte kryer, për historinë e konfliktit të tij me Zef Krasniqin dhe vëllezërit e njohur si Madanaj.

Po endej në oborrin e shtëpisë me telefonin që nuk reshte së rëni.  Brahim Shalën po e thërrisnin shumë miq e familjarë për t’i dhënë kurajë dhe forcë, pasi djali i tij 25 vjeçar, Qëndrimi, dyshohet të jetë njëri prej autorëve të një vrasje të trefishtë që ndodhi në Çarshinë e Gjakovës, dy ditë më parë.

Duke na shikuar me shumë habi nga larg, herë pas here bën edhe ndonjë hap të vogël drejt nesh. Për të ishim të panjohur dhe po i trokisnim në derë të shtëpisë së tij në Cermian, vetëm një ditë pasi ndodhi vrasja, të cilën dyshohet se e kreu djali i tij bashkë me moshatarin e vet Veton Goshi.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

49 vjeçari pranoi të rrëfejë krejt çka di rreth vrasjes që ndodhi të hënën, por edhe për konfliktet e mëhershme që kishte pasur vetë ai me viktimat. Si pasojë e atyre konflikteve, në shenjë hakmarrjeje, tash dyshohet që i biri tij ta ketë kryer vrasjen.

I shkatërruar nga gjithë ngjarja, por duke ruajtur pak krenari, pasi konsideron se djali i mbrojti edhe nderin e familjes – që ende me fanatizëm ruhet nga burrat e zonës së Dukagjinit e sipas ligjeve të Kanunit – Brahim Shala nis të tregojë sesi grupi prej tre personave që tashmë janë të vrarë, bashkë me edhe disa të tjerë që ai i konsideron rrugaçë, vazhdimisht i kishin krijuar probleme e konfrontime në 16 vitet e fundit – që prej kohës kur Shala kishte shërbyer si pjesëtar i Shërbimit Policor të Kosovës.

“Çka s’kanë bo deri sa më detyrun me hek dorë prej aty e mu largu”, thotë ish-polici gjakovar, që pretendon se telashet që grupi i krijonte e kishin shtyrë atë ta lër punën në SHPK.

Duke na treguar për ditën kritike kur ndodhi vrasja në Çarshi të Gjakovës, thotë se rreth një orë para se të ndodhte gjithçka, Qëndrimi bashkë me nënën e tij dhe shokun Veton Gjoshi – i dyshuar si bashkautor i vrasjes – kishin qenë duke qëndruar në një pastiqeri në rrugën “Ismail Qemajli”, ku ishin takuar me tri viktimat, me të cilët kishin nisur një fjalosje, pasi ishin provokuar nga ta.

“Koke rrit koke bo taman”, thotë t’i ketë treguar Qëndrimi se i ka thënë Valon Islamaj, duke mbajtur dorën në shokë, ku kishte një pistoletë.

Pastaj, sipas tij, vëllezërit Valon e Ali Islamaj e Zef Kransqi e kanë fyer rëndë me nënë djalin e tij, ani pse ajo ishte e pranishme aty.

Menjëherë pasi tregon se ka pranuar një telefonat nga djali i tij, ku i ishte betuar se do t’i vriste të tre këta persona “për të mbrojtur nderin dhe për të marrë hakun për babanë”.

Brahim Shala më pas thotë se i ka kërkuar djalit të kthehet menjëherë në shtëpi bashkë me nënën dhe t’ia sjellë veturën në mënyrë që të parandalonte çfarëdo veprimi të tij.

“S’ka shku shumë, kanë ardh, ma ka pru kerrin edhe mos s’kam ditë ka ka shku as qysh ka shku”, rrëfen burri që tash e disa vite drejton një kompani të sigurimit fizik në Gjakovë.

“S’ka shku as ni orë edhe më ka thirr Qëndrimi edhe më ka thanë ‘Babë u kry ajo punë’”, kujton ai bisedën e fundit që e kishte me djalin e tij 25 vjeçar, pasi ai t’i ketë shkrepur disa plumba mbi tre viktimat që qëndronin ulur në një lokal përballë ëmbëltores ku kishte nisur fjalosja e asaj dite.

Shala më pas ka treguar për konfliktet në të kaluarën.

Ai ishte plagosur 8 vite më parë nga Zef Krasniqi, gjë për të cilën ky i fundit ishte në një proces gjyqësor që kishte rinisur, pasi prokuroria nuk mjaftohej me dënimin prej 3 vite burgim për tentim vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

“Djali mu më ka pa gati të vdekur kur me kanë plagosë”, kujton ai ngjarjen e 24 nëntorit 2008 ku ishte qëlluar me një plumb në barkë viktima Krasniqi i shoqëruar nga viktima tjetër Valon Islamaj dhe një person i tretë.

“Masi edhe me kanë plagosë, më kanë kërcënu prapë. Kjo është kon fundi i botës për mu. Qe erdh puna edhe djali më ardhë më dal mi vra”, thotë ai duke treguar edhe për konfliktin që kishin pasur vëllezërit Islamaj, të njohur si Madanaj, me shokun dhe vartësin e tij Gjelbrim Gjoshi – vëllai i të dyshuarit tjetër Veton Gjoshi – në klubin e natës ku shef i sigurimeve është Brahim Shala.

14087315-10207228436765636-1195993216-o_1472133546-7055370

Qëndrim Shala (majtas) – Veton Gjoshi (në mes) – Brahim Shala (djathtas)

“Më ka ranu shumë, është humbje shumë e madhe për mu”, thotë 49 vjeçari, i cili deri në ato momenti arriti t’i përmbajë lotët e mërzisë që ka për veprimin që e pranon se e kreu i biri, i cili ende ndodhet në arrati. Por kur thotë se “Me vite mbrapa më ka kthy, ma ka hup djalin”, lotët e tradhtojnë dhe për një moment përtej burrërisë, shpërthen në vaj.

“Smuj e akuzoj djalin, ska pasë shancë me i ikë kësaj situate”, vazhdon rrëfimin, duke fshirë lotët nga sytë.

“S’jena msu kush me na prekë fytyrën, e as nuk ja prekim fytyrën kuj”, e thotë si ngushëllim për veten.

Të mërkurën pasdite, në shtëpinë e babait të njërit nga të dyshuarit kryesor për vrasjen e fundit në Gjakovë, gati 24 orë pas ngjarjes, në fshatin Cermian nuk kishte ndonjë patrullë policore që siguronin shtëpinë e njërit nga dorasit.

Pa marrë parasysh këtë, Brahim Shala thotë se ndjehet shumë i sigurt dhe s’ka frikë se dikush mund t’i hakmerret atij, ndonëse tregon hapur se s’ka besim tek autoritetet e sigurisë, të cilave u kishte shërbyer edhe vetë për disa vite pas lufte.

“Siguria te na nuk është kerka hiq, edhe kanë lidhje tepër të thellë”, aludon ai për ndikim të viktimave dhe grupit të tyre që kanë në Polici, Gjykata e Prokurori.

Për më tepër ai nga tregoi edhe mesazhet fyese e kërcënuese që ka marrë pas ngjarjes së të martës pasdite të cilat pretendon se fare nuk e po e shqetësojnë.

Edhe në versionet e para të prokurorisë dhe policisë, të cilat i kishte parë Gazeta, tregohej se Qëndrim Shala nga Cermiani dhe Veton Gjoshi nga Smolica, kishte marrë hak për babanë, respektivisht vëllain, kur qëlluan për vdekje tre viktimat të martën rreth orës 16:00 në Çarshinë e Gjakovës. Aty përfshihej edhe aktgjykimi ndaj Zef Krasnqit për plagosjen e Brahim Shalës, 8 vite më parë në qendër të qytetit, dhe historia e konfliktit të vëllezërve Madanj me Gjelbrim Gjoshin, vëllain e të dyshuarit tjetër Veton Gjoshi.

Qëndrim Shala dhe Veton Gjoshi kanë miqësi të ngushtë, që lidhet edhe me marrëdhënien e afërt të babait të Qëndrimit, Brahim Shalës me vëllain e madh të Vetonit, Gjelbrin Gjoshi. Po aq miqësi të afërt, gjithnjë kanë pasur edhe vëllezërit Islamaj nga fshati Madanaj i Gjakovës me Zef Krasniqin.

Dy të rinjtë, të dyshuar, vazhdojnë të ndodhen në arrati, derisa policia të martën mbrëma dhe të mërkurën gjatë ditës kanë bastisur disa lokacione të ndryshe në ndjekje të tyre, përshirë edhe shtëpitë e tyre në Cermian, respektivisht në Smolicë.

Herën e fundit që ata janë parë, sipas dëshmitarëve, pasi kanë kryer vrasjen në Çarshi, ata janë larguar me dy vetura njëra Fiat Uno dhe një Golf 2.

Gazeta, të mërkurën, ka provuar të flasë edhe me familjarë të Zef Krasniqit, por nuk kanë pranuar të bisedojnë. Kontakt me gazetën s’kanë dashur të kenë as disa familjarë të vëllezërve Valon e Ali Islamaj, të cilët i takuam të martën në vendin ku kishte ndodhur vrasja.

Tags: albanianedi rama
Previous Post

Parku kombëtar i Sharrit i lënë në harresë

Next Post

Vetura e Komandant Kumanovës, dëshmi e luftës

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Vetura e Komandant Kumanovës, dëshmi e luftës

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.