Ky i fundit ka pohuar se nuk ka konflikte me ndonjë person dhe nuk dyshonte tek askush që mund ta ketë shkruar atë letër. Gjithashtu, ai ka treguar para oficerëve të policisë se nuk ka pasur konflikte as në punë apo me ndonjë prej prindërve të fëmijëve në kopshtin ku është i punësuar si shofer. Edhe 56vjeçari ka rrëfyer se nuk është në dijeni të ndonjë konflikti që mund të ketë i biri. Fillimisht, policia po e hetonte rastin në fjalë si ndonjë ngjarje të inskenuar nga vetë këta persona, por më pas u bë edhe identifikimi i autorit të dyshuar. Burimet e lartpërmendura thanë më tej se në sajë të hetimeve dhe të të dhënave të marra në rrugë operative, policia e ka identifikuar atë.
Sipas tyre, dyshohet se letra mund të jetë shkruar nga një person me iniciale P.Gj., i cili tashmë është shpallur në kërkim dhe po punohet për gjetjen e tij. Në sajë të dëshmisë së këtij personi, pritet që policia të zbardhë edhe ngjarjen në fjalë, ndërkohë që vijon hetimet për dokumentimin e plotë të saj.






















