ADHURIM GASHI
Azili – është njohur që nga koha antike, ku më së shumti ishte praktikuar në Indi, Greqi dhe në Romen e Vjetër. Gjatë mesjetës Azili kërkohej në kisha, por edhe sot shumë popuj, mendojnë dhe vazhdoin t’i konsideroin vendet e shenjta si të paprekshme. Me fjalën ”AZIL” nënkuptoim strehim apo vendim, që jepet për siguri dhe mbrojtje nga persekutimi dhe rreziku në përgjithësi. Ose të drejtën kur një shtet i jep një individi të strehohet, kur në vendin e tij do të persekutohej për arsye politike, racore, fetare, kombëtare, përkatësisë grupore etj.
Ekzistoin dy lloje të azilit: Azili Territorial dhe Azili Diplomatik. Azili territorial është institut i së drejtës së përgjithshme ndërkombëtare. Ky institut është krijuar si rregull zakonore në kohen kur disa shtete ju jepnin azil (strehim) territorial të përndjekurve politikë. E drejta e azilit është paraqitur në fund të shekullit te XVIII-me Deklaratën e Konventës franceze të 29 dhjetorit 1791. Kushtetuta franceze e vitit 1793 në (nenin 120) parashihte se Franca do të jepte azil të huajve që janë të ndjekur nga vendi i tyre për angazhim liridashës apo me mire të themi për kauzën e lirisë. Ndërsa e drejta e azilit u pranua si e tille për her të parë në marrëveshjen në mes të Francës dhe Suedisë për ekstradim, në të cilën proklamohej parimi i mosdorëzimit të delikuenteve politikë. Azili territorial me kalimin e kohës u bë objekt për rregullimin e ligjeve të brendshme, ndërsa tani shumica e vendeve e kanë të parashikuar me kushtetutë p.sh kemi rastin në Kushtetutën e Italisë e vitit 1947 (neni 10), Kushtetuta e RF te Gjermanisë (neni 16 paragrafi 2), Kushtetuta e Spanjës e vitit 1978 (neni 13 paragrafi 3,4). E drejta e azilit territorial nuk është e drejt personale edhe pse pretendohet që të futet në të drejtat njerëzore. Azili territorial bazohet në konceptin që ushtron shteti mbi territorin e vet, në bazë të së cilës ai jo vetëm që mund të lejoj hyrjen e të huajve por mund t’u ofroj edhe mbrojtjen e tyre përderisa ata gjenden brenda territorit të atij shteti. Kjo vërtetohet me deklaratën për azilin territorial të cilën e ka miratuar Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara me 14 dhjetor 1967 ku në ketë deklaratë thuhet se azili jepet nga shtetet , në sendërtim të sovranitetit të vet (neni 1). Deklarata e Kombeve te Bashkuara thuhet shumë qarte se në dispozitat e Deklaratës së Përgjithshme për të Drejtat e Njeriut në të cilën thuhet: Në rastet e ndjekjes së çdo personi ka te drejtë të kërkojë azil dhe ta fitoj atë në secilin vend (neni 14). Po ashtu edhe Deklarata për të drejtat dhe detyrat e njeriut e vitit 1948 thotë: se çdo person ka të drejt ta kërkoj dhe ta fitoj azilin në territorin e jashtëm. Edhe Konventa Amerikane per te drejtat e njeriut (neni 22) thotë : se çdo person ka të drejt të kërkoj dhe të fitoj azilin në territorin e huaj në pajtim me ligjet e shtetit dhe konventat ndërkombëtare edhe nëse ka kryer ndonjë vepër penale. Gjithashtu edhe në Kartën Afrikane për të drejtat e njeriut dhe të popujve e vitit 1981 thuhet: çdo individ që është i ndjekur ka të drejtë të kërkoj dhe të fitoj azil në vendet tjera në pajtim me ligjet e tyre dhe me konventat ndërkombëtare (neni 12). E vërteta është se shtetet janë ato që i japin ose refuzojnë ti japin azil çdo individi, ku nga kjo del se e drejta e azilit është e drejt e shtetit dhe jo e drejt e individit. Mirëpo edhe përkundër kësaj shtetet kanë dhëne çdoherë azil kur ka çenë e domosdoshme. Shtetet nuk guxojnë ti kthejnë të ikurit në vendin nga i cili kan ikur dhe ku u kanoset rreziku nga ndjekja , kjo është e cekur edhe në disa dokumente ndërkombëtare në Kushtetutën e Organizatës Ndërkombëtare për Refugjatë IRO 1948. Konventën për Statusin e Refugjatëve 1951, Konventën për Pozitën Juridike të Personave pa Shtetësi 1954 etj. Por në rastet kur shteti nuk do të jepte azil rekomandohet mundësia për lejimin apo qëndrimin e përkohshëm të personit të ndjekur, në mënyre që ti bëhet e mundshme të sigurojë pranimin në një shtet tjetër (neni 3, paragrafi 3, i deklaratës për Azilin Territoial.
Azili Diplomatik u krijua si rezultat i krijimit të misioneve të përhershme diplomatike të shekullit XVI, ndërsa arsyetimin juridik e ka gjetur në teorinë e eksterritorialitetin të misioneve diplomatike në bazë të së cilës misonet konsideroheshin të përjashtuara nga juridiksioni territorial. Azili Diplomatik është trajtuar në praktikë në mënyra të ndryshme. Në lidhje me këtë përmendet rasti, Springer Case që ka ndodhur në Stokholm me 1747, ku anglezet pohonin se është e padiskutueshme se rezidenca e përfaqësuesve të jashtëm duhet të gëzojë të drejtën e dhënies së azilit përderisa kjo e drejt nuk hiqet me marrëveshjet dypalëshe. Qeveria suedeze përkundrazi e mohonte ketë ku kjo solli edhe tërheqjen e përfaqësuesve të këtyre shteteve në Stokholm dhe në Londër. Azili diplomatik e humbi karakterin e përgjithshëm në shek XIX edhe përkundër kësaj ai ende vazhdon te praktikohet në disa shtete e sidmos në Amerikën Latine. Prej atëherë pranohet se i ikuri në mision diplomatik është në territorin e shtetit ku është kryer kundërvajtja edhe mbi ketë shtrihet pushteti i organeve të shtetit territorial. Çdo qëndrim i kundërt që do të ishte në favor të azilit diplomatik do të ishte mohim i sovranitetit të atij shteti e kjo do të ishte në kundërshtim me parimet e të drejtës ndërkombëtare.
Qëndrimi i shteteve dhe i autoriteteve të gjykatës ndërkombëtare ndaj azilit diplomatik ishte se gjatë shekullit XX shumë shtete jo latono-amerikane janë deklaruar kundër njohjes të së drejtës së azilit diplomatik. Foreign office britanik me 1913 dhe 1914 mbante qëndrim duke pasur parasysh praktiken e kaluar se strehimi i të ikurve politik do të përdoret vetëm në raste të jashtëzakonshme dhe duhet praktikuar vetëm në rast të rrezikut të ngutshëm dhe kur është i diktuar nga kërkesat e ngutshme humanitare. Dhënia e azilit arsyetohej me atë se çdo kush është i thirrur që të bëjë ndonjë akt humanitarë por pa e lidhur me të drejtën e azilit. Në lidhje me azilin diplomatik po thuajse shumica e shteteve kanë shprehur qëndrime negative. Me 1927 BRSS kishte shpallë se misionet e huaja diplomatike në territorin e tij nuk mund ti jepnin azil personave kundër të cilëve ishte lëshuar fletë arresti nga organet kompetente. Edhe Qeveria e SHBA-ve, me 1930 kishte shprehur qëndrim negativ ndaj azilit diplomatik. SHBA-te kanë nënshkruar Konventën e Havanës për dhënien e azilit disa delikuenteve politike, por e ka rezervuar të drejtën për të mos pranuar të ashtuquajturën doktrina e azilit, si pjesë e së drejtës ndërkombëtare kurse më vonë ka refuzuar të nënshkruaj konventat e mëvonshme për azilin diplomatik (Montevideo 1933, Caracas 1954). India gjithashtu është shprehur kundër azilit diplomatik. Në një letër te qeverise me 30 dhjetor 1967 dërguar misioneve të huaja dhe Commowealth-it, qeveria e Indisë i tërhoqi vërejtjen se nuk ua njeh këtyre misioneve të drejtën t’i japin azil cilit do person apo personave në lokoalet e tyre. Dhënia e azilit është e sigurt, nuk hyn brenda qëllimeve të misioneve diplomatike për ketë edhe qeveria e Indisë pret që misonet diplomatike ta respektojnë ketë praktikë, si dhe qeveria e Indise i lute këto misione që në qoftëse marrin ndonjë kërkesë për azil ose strehim të përkohshëm që ta refuzojnë dhe ta informojnë Ministrinë e Punëve të Jashtme. Disa nga shtete nuk ishin konsekuente p.sh me 1726 ministri spanjoll i financave dhe i punëve të jashtme Duka Riperda kishte fituar azil në ambasaden britanike ne Madrid.Ai më vonë ka qenë i nxjerrë me dhunë nga lokalet e ambasadës, ku i janë marre disa letra me vlerë dhe është arrestuar nga ushtaret spanjolle edhe përkundër protestave britanike. Dhe ky akt nga ana e qeverise britaneze është konsideruar si akt i shkeljes të së drejtës ndërkombëtare ku pas kësaj, përfaqësuesi diplomatik i Anglisë e ka lëshuar Madridin dhe janë ndërpre mardhënjet diplomatike ndërmjet dy shteteve dhe në fund pasi që Spanja kishte refuzuar që të japë çfarëdo satisfakcioni apo që të bëj dëmshpërblimin e domosdoshëm, Anglia i shpalli lufte. Një tjetër rast është edhe ai me 1873 ku gjenerali Serrano kishte ikur ne ambasadën britanike ne Madrid, ndërsa ministri i SHBA-ve ne Madrid e njoftonte sekretarin shtetëror Fish se azili diplomatik ishte një praktikë konstante në Spanjë (1875). Gjate luftës civile në Spanjë numri i te ikurve ne ambasada të huaja kalonte mbi 4000 veta. India po kështu i kishte dhëne azil mbretit te Nepalit Tribhuvan 1950. SHBA-te i kishin dhen azil kardinalit te Mindsenti në Budapest ku qëndroi për 15 vjet e që është shënuar si qëndrimi me i gjate (1956-1970) kur edhe ju lejua që ta lëshoj Hungarin e të vendosej në Romë, gjithashtu edhe SHBA-të i kishin dhëne azil në New Dehli vajzës së Stalinit Svetlanes. Në një analizë të hollësishme të një studiuesi tregohet se Britania e Madhe ka dhëne azil në ambasadat e saj ne 30 raste, kurse SHBA-të në 50 rate që tregon së dhënia e azilit nuk varet tërësishtë nga faktori juridik. Më 1944 kryeministri i Hungarisë Kalaj kishte fituar azil ne ambasadën e Turqisë, ndërsa më 1945 bullgari Petkov kishte fituar azil në ambasadën britanike etj. Mirëpo disa nga këto raste janë shoqëruar edhe me probleme serioze. Kështu, Franca i kishte ndërprere mardhënjet diplomatike me Kilin për shkak te refuzimit që t’i kthente 17 veta të strehuar në ambasadën e saj të cilëve u kishte mundësuar qëndrimin në vend te sigurt. Pas strehimit te Nagy-t ne ambasadën jugosllave, dy vende kishin lidhur marrëveshje për njohjen e azilit, por fletlëshimi nuk ishte siguruar deri në kufirin jugosllav por deri në Rumani kur më vonë e burgosen dhe e ekzekutuan. Vetëm në ambasadën e Suedisë kishin kërkuar dhe gjetur mbrojtje afër 100 veta për të cilët bëhej përpjekje që t’ju sigurohej fletlëshimi.
Sot Azili është bërë shqetësim i madh edhe në Kosovë ku kjo dukuri kishte ekzistuar edhe më herët gjatë okupimit serb duke i dëbuar shqiptaret kundër vullnetit të tyre në vendet e tjera të botës, ku arsyet kryesore të kërkimit të azilit ishin shkaqet politike. Ndërsa sot azilkërkuesit nga Kosova bazohen në shkaqe ekonomike.
















