Arifi, përmes një postimi në Facebook kërkon që xhudistja e artë e Kosovës, Majlinda Kelmendi të shpërblehet me 1 milion euro.
“Koalicioni PDK-LDK në vitin 2009 i ka pas dhënë 5.5 milion euro kompanis Sachi & Sachi për me ja ndreq imazhin Kosovës. Ndoshta ju kujtohet ajo reklama bajate për “Young Europeans” që në fakt duke ditë historinë tonë hiq amo hiq nuk përputhej. Ky koalicion që është ende në pushtet (PDK-LDK) pse të mos shpërblej Majlinda Kelmendit me veç 1 milion. Jam i sigurt se Majlinda me një milion do të bënte shumë më shumë për imazhin e Kosovës se sa Sachi & Sachi. Në fakt kjo veç ka bërë shumë më shumë”, shkruan Arifi.






















