Sipas tij, avioni ishte i ngarkuar me hashash. Deri më tani është konfirmuar se piloti i avionit është një shtetas Italian. Ai është shoqëruar në polici, ku po merret në pyetje në lidhje me arsyet e vizitës në Shqipëri.
Nuk dihet nëse në avion është gjetur realisht drogë, por mësohet se piloti ka deklaruar se kishte pasur një defekt dhe është detyruar të ulet.























