“Asnjëherë skam besuar në teorinë e Brigadave linçuese , monizmit Stalinist , e çmendurisë militanteske , por ju sot po vërtetoni që vuani për të instaluar sisteme diktatoriale e gijotina për mendimet ndryshe. Ju s’mund ta frikësoni askënd, dhe sharjet e juaja ( edhe të nënave) po më bindin që jeni fundërrina. E dihet që fundërrinat duan trazime për të dalë në maje por në fund kur të qetësohet vala, fundërrinat bien aty ku e kanë vendin në FUND”, ka shkruar Avdyli në llogarinë e tij në Facebook.
Ky është postimi i plotë i tij:
“Në qindra deklarime e postime që kam bërë në këto vite, si qytetar por edhe Kryetar i degës së LDK-së, jam munduar që rivalit politik në Prizren e Kosovë PDK-së si përgjegjës kryesor , tua zbuloi dështimet dhe keqpërdorimet. Dhe vetëm 2 a 3 postime kam kritikuar VV, meqenëse si parti opozitare në Prizren , s’doja ta bëja debatin mes partive opozitare për të fituar pushteti nga ky debat.
Por asnjëherë ne jetën time skam marrë kaq sharje , fyerje, kërcënime, e shpifje që nga gjysmëpostimi i djeshëm ,ku kam përmend Shpend Ahmetin. Asnjëherë skam besuar në teorinë e Brigadave linçuese , monizmit Stalinist , e çmendurisë militanteske , por ju sot po vertetoni që vuani për të instaluar sisteme diktatoriale e gijotina për mendimet ndryshe. Ju smund ta frigësoni askend, dhe sharjet e juaja ( edhe të nënave) po më bindin që jeni fundërrina. E dihet që fundërrinat duan trazime per të dalë në maje por në fund kur të qetësohet vala, fundërrinat bien aty ku e kanë vendin në FUND”.






















