“Studentet kosovare humbin mundesine per pjesemarrje ne konfetenca apo per vizita akademike si shkak i procedurave per marrje te vizave. Bizneset kosovare humbin miliona ne pamundesi te levizjes lirshem te tregun e madh te BE-se per shkak te vizave“, ka shkruar Hoti.
Ai u ka bërë thirrje deputetëve që të marrin parasysh këto aspekte kur të vendosin për votën e tyre në lidhje me Demarkacionin.
“Te gjithe deputetet, pozite dhe opozite, le te marrin parasysh keto kur te vendosin per voten e tyre lidhur me demarkacionin“, thuhet në postimin e Avdullah Hotit në facebook.
Qeveria nesër pritet ta procedojë për në Kuvend çështjen e Demarkacionit me Malin e Zi.






















