Ai e ka shfrytëzuar këtë takim që të sulmojë liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj.
“Programi jonë është kontratë me qytetarët, nuk vrapojmë pas posteve. Nuk vrapojmë me dekada për tu bërë kryeministër”, deklaroi Avdullah Hoti.
Ai ka besimin që e ka marrë do ta shpërblejë, duke e dëguar Kosovën përpara.
“Kam marrë besimin dhe do ta shpërblejë. Ne jemi brezi i ri i Republikës, ne do ta çojmë Kosovën përpara”, tha ai.
Avdullah Hoti gjithashtu ka premtuar se brenda një kohe të shkrutër, buxheti i Kosovës do të shkojë në tre miliardë euro.
Në këtë takim ishin prezentë edhe kandidat për deputetë nga rajoni i Prizrenit, dhe rajonet e tjera.






















