Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur gjatë natës në Veliponjë, në vendin e quajtur Vinjol.
Mësohet se një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit, një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.
Ky i fundit është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa nuk dihet identiteti i asnjërit prej tyre. Grupi hetimor ka nisur punën për të përcaktuar shkaqet e ngjarjes.















