Dy automjete u gjetën sot nga policia në Liqenin e Shkopetit, pasi një peshkatar i zonës kishte parë gjurmë të freskëta gomash që përfundonin në liqen.
Një automjet kishte kohë që ishte hedhur në liqen, ndërsa tjetri duket se nuk ka shumë kohë.
Për këtë arsye, raportohet se policia ka dyshime se mjeti në fjalë mund të jetë përdorur nga grabitësit e aeroportit të Rinasit.
Automjeti është tip “Benz” me targa AA 969 ND.
Ky automjet është denoncuar i vjedhur nga një qytetar nga Lushnja në muajin janar.















