Një grua është plagosur mesditën e sotme në zonën e Mulletit në dalje të Tiranës, pasi automjeti me të cilin ajo udhëtonte ka dalë nga rruga.
Për pasojë, gruaja që ishte edhe drejtuese e automjetit, ka marrë plagë të lehta ndërsa ndihmën e parë ia kanë dhënë kalimtarët.
Policia që shkoi në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
















