Të paktën dhjetë persona kanë ndërruar jetë, pasi autobusi me targa të Kosovës me të cilin po udhëtonin, ka dalë jashtë autostradës afër Slavonski Brod. Bëhet e ditur se autobusi është i linjës Frankfurt-Prishtinë dhe kishte rreth 60 pasagjerë.
Sipas medias kroate, Jutarnji.hr, 30 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 6.20 të mëngjesit të sotëm, ku policia mori menjëherë njoftimin se çfarë kishte ndodhur në autostradën afër Slavonski Brod.
“Situata është shumë e vështirë dhe ka ende një numër të madh të pasagjerëve që janë në rrezik për jetë”, tha Damir Brezic, një zëdhënës i policisë së qarkut Brod-Posavina.



















