Ky është rezultati i një studimit të kryer nga Universiteti i Trentos në Itali. Studimi është publikuar në revistën “Scentific Reports”.
Studiuesit italianë kanë krahasuar reagimet ndaj stimujve socialë (p.sh. lëvizje të duarve) të 13 fëmijëve të moshës 6-10 ditëshe, të cilët kishin rrezik të lartë të shfaqjes së autizmit (kjo sepse kishin motra ose vëllezër në moshë më të madh, të prekur nga ky çrregullim) dhe 16 të porsalindurve të tjerë me rrezik të ulët.
Diferenca mes dy grupeve ka rezultuar e qartë: bebet me rrezik të lartë humbin shumë shpejt interesin për stimujt socialë, pra lëvizja nuk ndiqej për shumë kohë.
Ndërsa bebet me rrezik të ulët preferonin në mënyrë të qartë stimujt socialë në krahasim me stimujt e tjerë.
Ekipi i studiuesve thotë se kanë ndërmend t’i ndjekin këta fëmijë deri pas vitit të dytë të jetës, për të parë nëse te ata do të shfaqen forma të autizmit.
“Diagnostikimi sa më i hershëm do të thotë ndërhyrje e hershme, pra më shumë shpresë për rezultate pozitive te këta fëmijë”, thonë ata.
/ G.S. /















