• Latest
  • Trending
  • All

Austro-hungarezët: Shqiptarët, dembelë të pashoq

31/10/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 16 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Austro-hungarezët: Shqiptarët, dembelë të pashoq

31/10/2014
in Aktualitet, Histori, Lajme

Ky është një Raport i majit të vitit 1916 i shefit të shtabit të përgjithshëm të korpusit XIX, të ushtrisë austro-hungareze, kolonel Lustig, mbi gjendjen në Shqipëri. Profesor Maringlen Verli në kuadër të botimit të tij të fundit “Shqiptarët në optikën e diplomacisë austro-hungareze” e sjell bashkë me shumë dokumente të tjera dhe interpretimet e tij shkencore…
Shkaku i të gjitha të këqijave në Shqipëri duhet të kërkohet në historinë e saj, e më pak në pozitën e saj gjeografike. Sundimi turk që zgjati për një kohë të gjatë është padyshim faktori kryesor, ai nuk e la vendin të zhvillohet e të begatohet dhe popullin e ka prishur.

Pothuajse metodikisht Shqipëria u mbajt [nga osmanët] larg nga të gjitha zhvillimet ekonomike e kulturore, qoftë për arsye ushtarake – mbrojtja nga sulmet e armikut, duke mos bërë ndërtime, ose duke lënë që të prishen rrugët ekzistuese – qoftë për arsye politike. Qeveria thjesht donte të ruante gjendjen primitive, duhej besuar se në këtë mënyrë do të kishte më pak telashe. Ajo dha mjaft liri, krijoi privilegje, pothuajse nuk voli fare taksa shtetërore, etj. Për lëvizjen më të vogël popullore kundrejt saj hiqte menjëherë nga pushteti valinjtë, mytesarifët etj., shkurt prodhonte sistematikisht për të ardhmen një gjendje që në çastin e duhur të mund të shmangte përkohësisht të gjithë vështirësitë, që i dilnin në rrugën [e qeverisjes]. Në këtë mënyrë ajo për t’ia arritur qëllimit kishte nevojë për garnizone të pakta, nuk harxhonte para për investime e kështu me radhë.
Për një kohë të gjatë punët shkuan në këtë mënyrë, por më së fundi, në vend filluan të çajnë rrugën e të depërtojnë ide të tjera, moderne, ndonëse ende të paformatuara. Erdhën më pas trazirat ballkanike, u shfaqën në mënyrë kaleidoskopike administratat e qeveritë më të ndryshme : ajo e Ismailit [Qemalit], e Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit, ajo e Vidit, e Esatit, e serbëve dhe malazezëve (në pjesë të ndryshme) dhe së fundi, administrata austro- hungareze.
Secila filloi nga fillimi dhe secila në një drejtim tjetër nga ai që kishte ndjekur qeveria e administrata e mëparshme. Në se njëra favorizonte katolikët, apo shqiptarët e Veriut, tjetra parapëlqente myslimanët ose toskët. Ndërhynin pastaj rrymat e shkaktuara nga fqinjët (Austro-Hungaria, Italia, Serbia, Mali i Zi, Bullgaria, Greqia). Në mënyrë konsekuente nxitej të lindte një gjendje kaotike. Duke marrë parasysh këto precedente, një gjendje e tillë do të kishte lindur kudo, por në atë masë që ekziston ajo do të mund të krijohej vetëm në Shqipëri, në vendin e lulëzimit të gjërave më të pabesueshme.
Prandaj nuk duhet të habitemi në se edhe ndaj regjimit tonë kundërvihet një farë mosbesimi; shqiptari, që në vetvete dhe për vetveten është tashmë i mbushur me ndjenja mosbesimi, duhet të bëjë pyetjen: sa kohë do të zgjaste kjo madhështi, ky shkëlqim dhe mos a do të duhet të nderoj përsëri një zot të ri? Por ai thotë me vete edhe: jo, nuk më duhet që të jem me të vërtetë besnik, shumë hekura duhen nxehur njëkohësisht në zjarr dhe kështu konspiron në të gjitha rastet i gëzuar, duke vazhduar lojën kur shfaqet mundësia lidhur me këtë. Duke pasur parasysh përvojat e tij a mund t’a marrësh këto për skepticizëm të tij?
Por çfarë populli janë këta shqiptarët? Një përgjigje konkrete dhe e kënaqshme vështirë se jepet në librat e hollësishëm e plot të dhëna diturie që na ofrohen. Hartat e shpërndarjes së popujve e të besimeve fetare tregojnë qartë pamundësinë për t’i dhënë këtij konglomerati një karakteristikë unike etimologjike; në të vërtetë fiset dhe grupet më të vogla fisnore të tregojnë në shumë drejtime tipare të ndryshme, gjë që është e dokumentuar dhe në grindjet, hasmëritë e shumta ndërmjet tyre. A është tosku gjoja më i mençur, a duhet të jetë gega më trim (?), a është malësori i malësisë i gdhendur nga një dru më i shtrembër se sa banori i luginës së Zadrimës, a është myslimani më pak i qëndrueshëm në pikëpamjet, bindjet e tija se sa katoliku dhe ortodoksi apo përsëri, përkundrazi, një përçues i thjeshtë – në se një gjë e tillë përgjithësisht është akoma e mundur.
Unë do të mund të përmendja këtu akoma disa tipa kryesorë me aspiratat e tyre politike: Malësori është tipi më luftarak, por dhe më i paqytetëruari, bari dhe vjedhës i bagëtive, i dyshimtë, i pasigurtë, liridashës; Katoliku është në pjesën më të madhe austrofil, në rast të kundërt më shumë ndjekës i turqve të vjetër; Fiset në perëndim të Gjakovës e Prizrenit janë shumë të pasigurtë, tregojnë një prirje për te sllavët, e në këtë krah orientohen edhe myslimanë, ortodoksë. Banorët e Shkodrës e të rretheve, janë të mësuar shumë me privilegje, e në mënyrë të veçantë myslimanët, kurse katolikët me subvencionet [e dhëna] nga ana jonë dhe nga italianët janë prishur në një masë të ngjashme, kanë prirje për politikë të fshehtë, ilegale, por konspiracione etj., janë shumë të pasigurt (duke përfshirë klerin katolik, shtresa e lartme, shumë të italianizuar). Mirditorët janë relativisht, në pjesën më të madhe, austrofile, të varfër, deri në njëfarë mase luftarakë, të mëdhenj në shkretimin e vendit me zjarr e shpatë. Njerëzit në hapësirën Durrës-Krujë formojnë fisin kryesor të esadistëve, një fundërri e pabesë e dinake. Në të dy anët lumit Shkumbin kemi në radhë të parë nacionalistët (“e Shqipërisë së pavarur”). Për arsye të qëllimeve që ushqenin qenë të prirur ndaj nesh, por përsa kohë mendonin në mundësinë që të njëjtën gjë mund të arrinin me Bullgarinë, edhe me këtë paraqiteshin si miq të mirë. Nga pikëpamja kulturore këto qëndrojnë më lart nga të gjithë, me një mirëqenie relative. Ka gjithashtu edhe një numër të madh varietetesh të enklavave, për shembull fisi malazez i Vrakës në veri të Shkodrës, ortodoksët përreth Durrësit (grekofile), kucovllahët afër Kavajës etj. Nuk duhet të harrojmë se këtu myslimani është shumë fanatik, ortodoks në bindjet e tij, çdo të krishterë e shikon si një kafshë të ndyrë dhe për këtë arsye urrejtja dhe grindjet ndërmjet njerëzve me besime të ndryshme fetare, akoma por ajo kohë të gjerë, shumë të gjatë, nuk do të shuhen; dhe ky është shkaku i pothuajse të gjitha trazirave. Tiparet që bien më shumë në sy janë pasiguria në sjelljen e tyre, e përbashkët kjo me mosbesimin dhe me përtacinë.
Unë akoma nuk kam marrë nga asnjë prej të ashtuquajturve njohës të vendit një përgjigje pohuese ndaj pyetjes: më trego mua një shqiptar të ndershëm ! Secili prej tyre kishte ndonjë kleçkë, me përjashtim të një numri fare të vogël, por atëherë duhet të pranojmë: personi përkatës (i ndershmi) na qenkej një budalla !
Unë nuk i besoj dhe nuk i kam besë asnjë shqiptari, ai gënjen nga mosbesimi, për arsye politike, si zakon dhe aty-këtu, edhe nga ekzagjerimi. Ai të siguron tani me fraza plot premtime të bukura për besnikërinë e tij, dhe kthehet e shkon në xhami për të organizuar një mbledhje proteste kundër urdhëresave të qeverisë. Ai lyp me betime e stërbetime bukë për të shpëtuar nga uria, dhe pasi atij i jepet bukë, pesë minuta më vonë e shet atë me një çmim që arrin kulmin e paturpësisë. Këto nuk janë gjëra të fryra, ekzagjerime, janë vetëm pak shembuj të marrë nga realiteti.
Në drejtime të tjera morale duhet të theksojmë se krimet e zakonshme kundër pronës, pasurisë nuk janë dhe aq të shumta. Këtu duhet përjashtuar vjedhja e bagëtisë, sepse ajo bën pjesë në inventarin e “heroizmave” shqiptare. Shqiptari është i dhënë pas parasë, veçanërisht ajka e popullit (peshkopët, krerët e fiseve, etj.). Ato janë jo të ndershëm, jo të sigurt në tregti dhe të korruptuar, të shitshëm. Bajraktari, kapedani apo si quhen ata, të gjithë kërkojnë për gjoja qëndrimin besnik, para po ashtu siç bën dhe njeriu i vogël, që për një veprim të caktuar kërkon një bakshish ekstra. Pa para ata nuk bëjnë asgjë. Dhe në është personi i veshur allafrënga, atëherë është një batakçi i regjur.
Disa veçori karakteristike, fisnike, të marra nga turqit, mund të njihen nga gjurmët e tyre: njëfarë krenarie, por që shkon vetëm deri në korruptim me ryshfet; ndjenja e nderit ndaj fyerjeve dhe trajtimeve mizore (por këto arsye nuk ka ndeshkim me rrahje, si dhe mikpritja shumë përmendur shqiptare. Kjo duket të jetë më e mira e të gjitha të mirave, që mund të përmenden. Ajo, të shumtën e herës, është një përmbajtje besnike ndaj traditave të vjetra, nganjëherë të mira,nganjëherë edhe të këqija. Shqiptarët, me gjithë prapësitë e fatit e të sundimeve të huaja, kanë ruajtur gjuhën e tyre. Edhe kjo është me siguri një përmendore e tyre e lavdishme (dallimet e dy dialekteve kryesore, te gegët e te toskët, nuk mund të mohohen se ekzistojnë por ato nuk janë shumë të mëdha).
Në një masë të frikshme është simptomatike përtacia, “qejfi”, që është dukuri si për të krishterët dhe për myslimanët. Çdo shqiptar parimisht i ndruhet punës. Të qëndrojë tërë ditën e ditës në kafene, ose para shtëpisë së tij, të rrufisë kafe, të tymosë njërën cigare pas tjetrës dhe të jetë një njeri i mirë në sytë e zotit, e shumta të merret pak me politikë e të intrigojë, të lozë disa orë me letra ose shah, ky është ideali. Ai që i afrohet më shumë këtij tipizimi, e mban veten për më të mirin e më të zotin.
Ndërsa në Ballkan në përgjithësi kemi parimin: unë punoj në atë masë sa ç’më duhet që të mos vuaj nga uria, për shqiptarin duhet thënë se nuk punon as edhe aq.
Për të treguar një shembull të fortë: në zonën në verilindje të Shkodrës banorët shkojnë duke u ankuar e duke lypur te komandanti i kompanisë së caktuar me shërbim atje. Ata i thonë se ishin të uritur, se mezi po mbaheshin, se nuk kishin se me se të ushqejnë gratë e fëmijët etj., dhe kapiteni le t’i ndihmojë! Ky i fundit, një oficer me frymë praktike, iu propozoi atyre: 80 vetë mund të shkonin në Shkodër në punimet ushtarake, atje do të merrnin shpërblime e ushqim, kurse pjesa tjetër, që do të mbetej në vend, do të kishte ndihmën e tij. Ai e bëri këtë, sepse pa se njerëzit ishin me të vërtetë në një gjendje të vështirë, por nuk dispononte aq shumë misër sa të mund të ndihmonte të gjithë.
Propozimi qe pranuar me fjalë të zjarrta falënderimi. Ditën e nesërme pati pyetje modeste dhe lutje për sqarime, pretekste të ndryshme etj., dhe, më së fundi, asnjëri nuk shkoi në punë; më mirë pëlqyen të vuanin nga uria.
Ose: Autoritetet e caktuara për ndërtimin e fortifikatave duhej të luftonin për sigurimin e fuqisë punëtore që mungonte. Ato morën 400 punëtorë dhe u treguan atyre se do të bënin të njëjtën punë si ajo që bënin repartet ushtarake. Në mbrëmjen e ditës së dytë kishin mbetur rreth 30 punëtorë, ditën e tretë as edhe një. Ata nuk u paraqitën më; pa pritur dhe që të merrnin shpërblimin. Në një mënyrë të ngjashme janë përpjekur komandantë të ndryshëm gjatë ndërtimit të rrugëve (që do të ishin dhe në dobi të banorëve vendas), të gjithë përpjekjet kanë dalë të pafrytshme.
Edhe gruaja sllave e vendeve të Ballkanit, që është punëtore, këtu është më pak aktive, gratë muhamedane – fanatike si në Turqi – natyrisht jashtë shtëpisë nuk bëjnë asnjë punë.
Përsa ka të bëjë me vlerat shpirtërore, do të ishte një gjë e padrejtë që të thuhet për shqiptarët se u mungon mençuria. Përkundrazi, ata janë të etshëm për të mësuar dhe të mprehtë nga mendja. Vetëm gjendja me të cilën ndodhet arsimi fillor shkakton numrin e madh të analfabetëve. Në se mungesa e shkollave është në vetvete një pengesë e rëndësishme te myslimanët, në një mënyrë të posaçme, ndikon shkalla e ulët e të mësuarit, si dhe plani mësimor që shtjellon pothuajse vetëm e vetëm Kuranin. Diçka më e mirë është gjendja te katolikët, por te këta vërejmë shpeshherë ndikimin italian.
Si ushtar dhe si nënshtetas, qytetari i shtetit shqiptari është një figurë shumë e bezdisshme; prirja e lindur për mosbindje nuk mund të zhduket kaq shpejt dhe kjo është pengesa kryesore për çdo administratë të rregullt, që do të vendosë rendin. Ajo është në kontradiktë edhe me edukimin e ushtarit.
Fryma luftarake e shqiptarëve, megjithëse neve deri tani na është përshkruar si diçka veçanërisht fisnike, duke u nisur nga një vështrim i rremë romantik, nuk është e shoqëruar aspak nga entuziazmi e heroizmi. Ajo qëndron në të shtënat me armë, pak a shumë të parrezikshme që prapa shkurreve, në ngritjen e pusive, gjë për të cilën shqiptari ka shkathtësi dhe sensin e orientimit, që shoqërohet me një zhdukje shumë të shpejtë mbas goditjes apo atentatit, qoftë të suksesshëm apo i dështuar dhe me një harxhim të padobishëm të municionit edhe kur nuk ka përpara asnjë armik. (Po t’i japësh shqiptarit tani 100 fishekë, brenda gjysmë ore ai do të ketë harxhuar të paktën 50-60 prej tyre, duke bërë qitje në ajër nga gëzimi.
Përvojat me të “famshmet” batalione shqiptare gjatë luftës së tanishme, si edhe më parë, na lejojnë t’i përshkruajmë ato në njëfarë mënyre si vijon: me një tamtam të madh, me shumë krisma e potere dhe me kërkesa akoma më të mëdha për para, mblidhet së bashku reparti i heronjve, të cilit i mungon çfarëdo stërvitje dhe forca morale. Ky repart fillon e shkërmoqet sa më shumë që i afrohet armikut. Gjatë rrugës, natyrisht, ai merret me djegie e plaçkitje, rrëmben bagëti, aty këtu bëhet dhe ndonjë vrasje e vogël dhe, më në fund, hyn në luftë.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Në qoftë se armiku është disi i armatosur mirë (sidomos me artileri) dhe grupi i shqiptarëve është më vete dhe i udhëhequr nga ndonjë oficer vendas, atëherë mund të vësh bast 10:1 se brenda një kohe të shkurtër mbas fillimit të qitjeve të artilerisë armike dhe mbas hyrjes në zonën që mund ta godasë artileria tërë kjo gjindje zhduket, fluturon si byku. Po të kenë përpara kushte më të mira, siç qe rasti me grupin e Hasalerit, kur qenë të rrethuar nga trupat austro-hungareze në afërsi të Durrësit, shqiptarët bashkëveprojnë deri në suksesin e parë. Në vendin ku ata depërtuan u plaçkit e u vodh, dhe para një mbrojtjeje të mirë, meqenëse kapiteni Haseler qe plagosur, grupi u zhduk. Pas depërtimit, ata u shfaqën përsëri tashmë në pallatin e Vidit në Durrës, ku kishin filluar të plaçkisnin dhe prej nga u zvarritën jashtë me dhunë.
Këtu le të më lejohet të shpreh edhe pikëpamjen time vetjake mbi grupin tonë shqiptar të vendosur në jug të lumit Shkumbin. Mbrojtja e garantuar prej tij ia vlen të përmendet vetëm për shkak të mosveprimit, apo pasivitetit të italianëve, sa për të tjerat ai ishte fiktiv, por neve na duhet për arsye prestigji dhe për arsye të tjera ta mbështesim. Për vlerën e tyre ushtarake le të përmendim gjykimin e një oficeri të trupave perandorake e mbretërore të caktuar atje, i cili kishte qenë në Shqipëri dhe më 1914: “Unë, u shpreh ai, zotohem që me kompaninë 1, me 2 mitraloza dhe 2 obuze (lloj topi) ta dëboj të gjithë atë turmë deri në Shkumbin, pa pësuar nga forcat e mia më shumë se 1% humbje.
Oficeri shqiptar nuk ka ndikim dhe, nën udhëheqjen e tij, shqiptari bën ç’të dojë, si t’i vijë për mbarë. Në qoftë se vjen papritur te të ashtuquajturit batalione, mezi gjen prezente një të tretën e efektivit. Kur është ditë pazari në Fier dhe aty përreth mund të vidhet kollaj një ka etj., njerëz a grupe të veçanta largohen nga batalioni. Por ditën e pagesës nuk mungon asnjeri. (Me caktimin e oficerëve të trupave perandorake e mbretërore që është bërë kohët e fundit, gjendja është përmirësuar disi).
Vlerësuar nga pikëpamja e të qenit nënshtetas, shqiptari njeh vetëm eprorin që e paguan atë mirë, ose që e shtyp atë brutalisht (a nuk do të mundemi të arrijmë dhe ne diçka në këtë mënyrë?). Si çdo ballkanas që mirësjelljen e konsideron cilësi të njeriut të dobët, ashtu edhe ai [shqiptari] instinktivisht, kërkon kërbaçin e trekëmbëshin.
Nga gjithë sa u tha më lart mund të dalë si përfundim se nuk do të ishte e mundur që populli brenda 1-2 brezave të zhvillohet në lartësinë e duhur. Edhe tani rinia rritet në një mjedis vesesh të rrënjosura në popull. Fjalët “detyrë”, “gëzim i punës”, janë fjalë të huaja, [vështirë të thuhet] sa gjatë do të duhet të punojë shkolla këtu për të pastruar nga rruga pengesa të tilla.
Por, gjithashtu, si duhet vepruar që të mund, të qeverisësh këtu? Por administratën tonë të atëhershme, një pyetje e tillë nuk mund të merrte një përgjigje të thjeshtë, sepse askush nuk e dinte për sa kohë duhej mbajtur ajo në këmbë.
Ndryshe është puna për një sundimtar që do të qëndrojë.
Për të treguar këtu me një shembull drastik unë e kam menduar kështu fillimin e sundimit të Vidit:
Të vinte me një salltanet oriental, të dilte në ballkonin e kështjellës, pastaj të shpërndante para ndërmjet njerëzve (jo në mënyrë të figurshme). Ditën e nesërme, për zbavitje dhe për të frikësuar Esatin, të varte disa nga besnikët e tij në pika që mund të shiheshin nga larg dhe në ditën e tretë në krye të ndonjë force ushtarake shqiptare (natyrisht me përzierje oficerësh evropianë) të dilte kundër të ashtuquajturve rebelë. Në këtë rast të tregonte trimëri personale, gjë që këtu nuk është aspak ndonjë art i madh e i rrezikshëm etj. Dhe në se kjo duket si një lojë, veprim operetash, prapëseprapë efekti nuk do të mungonte.

* Arkivi i Institutit të Historisë (më tej: AIH), A-IV-439, nr. inv. 4140.

Previous Post

Ja si i komandonte Titoja shqiptarët

Next Post

Gjermeni në Burrel, inspekton punimet në qendrën e qytetit

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Gjermeni në Burrel, inspekton punimet në qendrën e qytetit

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.