Kandidati për president i Austrisë, Rudolf Hundstorfer duke kërkuar votën nga komuniteti shqiptar, ka falënderuar gjithë shqiptarët për kontributin e tyre në këtë shtet.
“Te dashur austriakë, austriake me prejardhje shqiptare . Për kontributin tuaj në sektorë të ndryshëm në ekonominë tonë për të mirat që bashkërisht i gëzojmë në shtetin tonë të përbashkët, dua të ju falënderoj nga zemra dhe lutem qe edhe në të ardhmen bashkarisht të vijojmë këtë rrugë”, thotë Hundstorfer në porosinë e tij.
Jo vetëm Bill Klinton në Amerikë kërkoi nga komuniteti shqiptar që të votojnë bashkëshorten e tij, Hillary Klinton për presidente të Amerikës.
Garë e fortë për të parin e vendit është duke u zhvilluar edhe në Austri, ku zgjedhjet për president do të zhvillohen më 24 prill.
Rudolf Hundstorfer po garon për president nga partia SPÖ (socialdemokratët), më herët ka mbajtur edhe poste të tjera publike dhe poste ministrore në Austri.
Kandidati për president Rudolf Hundstorfer ka pasur një takim të veçantë edhe më asamblistin shqiptar në komunën Ebensee, Lulëzim Fejzullahin. Ndër të tjera, pas bisedës me të, Lulëzimi ka deklaruar se është i sigurt në fitoren e Hundstorfer, shkruajnë mediat austriake.















