Mustafa e informoi ambasadorin Stuart për përkushtimin e Qeverisë në zhvillimin e gjithanshëm të shtetit.
Duke shprehur vullnetin e Qeverisë së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, kryeministri e falënderoi për përkrahjen e dhënë nga Australia deri më tani.
Ambasadori i Australisë, David Stuart, shprehu përkrahjen e shtetit të tij për Kosovën dhe vullnetin për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit.























