Vetëm një orë pasi ka ikur nga takimi 3 palësh me Lulzim Bashën dhe Ilir Metën, Edi Rama duket se ka ndryshuar mendje dhe i është përveshur rrugës që nuk e largon konsesusin për Reformën në Drejtësi.
“Në sistemin e drejtësisë që kemi nuk shitet vetëm drejtësia, por karriera, çekiçi dhe toka e Gjykatësit. Unë jam besimplotë që më 21 korrik do ta kalojmë këtë reformë dhe jam i bindur me konsensus ose pa konsensus, Kushtetuta ka vetëm një konsensus që është vota e 2/3. Konsensusi i 100 për qind të votave mirë se të vijë, por nuk është i vetmi konsensus”- ka qenë kjo deklarata e çuditshme dhe absurde e kryeministrit Edi Rama vetëm 1 orë pasi kishte mandatuar sekretarin e tij të përgjithshëm Ëngjëll Agaçi për të negociaur me Bylykbashin dhe Manjanin për të gjetur një marrëveshje.
Në fund Rama duket se ka paralajmëruar qartazi një tjetër tentativë për trafikim votash nga e djathta ndërsa ka deklaruar se “Ju them në sy të gjithë deputetëve të PD-së që të luash me fatin e Shqipërisë në këtë farë feje thjeshtë e vetëm sepse e hall sesi do të shkojë puna e mandatit tënd është paimagjinueshme. Unë dhe deputetët e PS-së do të shkojmë të Enjten në Parlament jo për mandatin tonë por për fatet e Shqipërisë”.















