Një armë zjarri tip kallashnikov është gjetur në automjetin e djegur që u braktis në aksin rrugor Vlorë-Fier.
Dyshohet se i përket autorëve të atentatit në Vlorë, të cilët plagosën dy persona.
Ata janë identifikuar si Nikollaq dhe Roland Çepaj, që sipas policisë, u qëlluan me armë pas një konflikti të çastit.
Nikollaqi është ende në sallën e operacionit pasi ka marrë plumba në kokë e në trup, ndërsa Rolandi ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Duke folur për mediat, xhaxhai i Rolandit tha se ky i fundit nuk kishte probleme me askënd, ndërkohë që Nikollaqi, i cili dyshohet se ishte objektivi, kishte vetëm tre ditë që ishte liruar nga burgu.
Policia po vijon punën për kapjen dhe arrestimin e autorëve. Janë ngritur disa grupe që po kontrollojnë të gjithë zonën e Vlorës, përfshirë pikat e daljes.

Shqip



















