Një tentativë për vrasje ka ndodhur në qendër të qytetit të Korçës. Ngjarja ka ndodhur pranë poliklinikës së qytetit. Burime bëjnë të ditur se policia ka bërë të mundur arrestimin e agresorit, i cili me pistoletë ka tentuar të vrasë një qytetar.
Autori quhet Gersi Dervishi, banor në lagjen 6 të qytetit të Korçës. Ndërsa personi i sulmuar quhet Mondi F., nga Drenova.
Burimet e policisë bëjnë të ditur se autori i njohur me pseudonimin “Lepuri” ka tentuar të vrasë me armë të riun nga Drenova i cili në fakt në rajonin e policisë nuk e ka pranuar se e ka kërcënuar, por policia pasi ka arrestuar Dervishin dhe e ka dërguar në polici pritet të arrestojë edhe personin tjetër për moskallëzim krimi.
Pas tentativës për vrasje Dervishi është munduar të largohet nga vendi i ngjarjes dhe ka shkaktuar aksident në fshatin Çiflig të Korçës.














