• Latest
  • Trending
  • All

Ata që votuan me maska, nuk rrëzuan Albinin, pështynë mbi zgjedhësit

25/03/2020

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 7 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Ata që votuan me maska, nuk rrëzuan Albinin, pështynë mbi zgjedhësit

25/03/2020
in Aktualitet

Nga Andi Bushati

Fitorja e mocionit të sotëm ishte shumë më tepër se tentativa e thjeshtë për të rrëzuar qeverinë e Albin Kurtit. Ajo ishte një manovër e ndyrë nga ana morale, kriminale nga ana shëndetësore dhe ilegjitime nga ana politike.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Askush nuk e kishte imagjinuar se një grup banditësh të kastës së vjetër, që të gjithë së bashku nuk morën dot aq vota sa Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, do të hidhnin në erë qeverinë e dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit.

Askush nuk mund të bënte parashikimin e zi, se kjo mund të ndodhte në kohën e një pandemie botërore, duke u përkthyer në më shumë viktima.

Askush nuk mund të vinte bast se burra si Isa Mustafa e Agim Veliu, që janë më të preokupuar për uturakun e tyre, sesa për të ardhmen e Kosovës, do silleshin si mashtruesë banalë, duke i marrë votat kundër Thaçit e duke u shndërruar më pas në vegla të tij.

E megjithëatë të tëra këto ndodhën.

Madje edhe më shumë.

Albin Kurtit iu punuan të gjithë rengjet e mundshme, që ti hapte rrugën atyre që donin të ndanin shpejt e shpejt Kosovën. Atij i imponuan në kabinet fytyra demode që do shërbenin si kamikazë në krizën më të parë.

Atij ia minuan premtimin e votuar dhe programin qeveritar për heqjen e taksës, ata që silleshin në Prishtinë si dashnorë të Grenellit, por në fakt ëndërronin shkëmbimin e territoreve.

Të pakënaqur se si po shkarkoheshin, një e nga një, të gjithë kapsit e shtetit nga bordet e ndërmarrjeve publike, të mërzitur se si po anulloheshin tenderat 50 milionësh, të kompleksuar nga formulimet diplomatike për mini-Shengenin dhe reciprocitetin, të tmerruarr nga modeli i qëndrimeve përballë Vuçiçit, politikanët e së djeshmes u bënë të gjithë bashkë, për të goditur me gurë mbi pasqyrën që i bënte të ngjanin si karikatura.

Por, do të qe e pandershme dhe e padrejtë të thoje se ata e kishin vetëm me Albinin. Shikoni si u sollën me Vjosën. Të bindur se askush nuk i votonte për politikat çalamane të Isës, ata i dhanë kësaj gruaje të re rolin e prijëses. Nën erën e ndryshimit, ajo u solli aq vota sa LDK-ja nuk i kishte marrë që prej kohës kur Rugova ishte ende gjallë. Dhe tani, kur nuk janë mbushur as dy muaj, ata klithin se ajo duhet përjashtuar nga partia. Ata e bëjnë këtë për faktin se Vjosa po rezulton e vetmja që u kujton premtimet e fushatës.

Por, ashtu si me Albinin, ata nuk e kanë as vetëm me Vjosën. Jo dhe jo. Kjo nuk është një çështje personash. As një problem partish. Aq më pak një zgjedhje bindjesh, mes të majtës dhe të djathtës. Eshtë shumë, shumë më e thellë dhe fatkeqësisht tepër më banale në të keqen e saj sesa kaq.

Sepse, ajo që po ndodh përbën në thelb një problem mes zgjedhësve që votuan për ndryshim dhe një kaste që militon për diktatin e status quo-së. Një betejë mes shumicës që lufton për të ardhmen e fëmijëve dhe një pakice që do të mbrojë privilegjet e së shkuarës. Një ndeshje mes ëndërrimtatëve të një shoqërie më të mirë dhe pazarxhinjve që janë gati të luajnë dhe me kufijtë, për të ruajtur pozitat që kanë.

Me mocionin e sotëm, e vjetra e fitoi raundin e parë të përplasjes. Me ato vota, 82 deputetët me maska nuk rrëzuan një qeveri 50 ditore, por pështynë mbi fytyrat e të gjithë atyre që në 6 tetorin e shkuar besuan se ëndrra qe e mundur.

Këta të fundit, ndofta u treguan naivë dhe utopistë. Ata besuan se ndryshimi mund të vijë thjeshtë si një festë, përmes votimit. Ata patën iluzionin se në demokraci është shumica ajo që vendos. Ata harruan ae ajo kastë e vogël në numër, nuk qe e tillë edhe në forcë.

Por, ajo pakicë ka ende rreth vetes të gjithë armiqtë e ndryshimit, atë bandën e heshtur të zyrtarëve që patën uzurpuar postet publike, interesat e oligarkëve, disa media të mëdha, importuesit që u ishte mbyllur dera me Beogradin dhe ndërkombëtarë të ndikueshëm nga fluksi i pafund i parave të derdhura nga një pushtet abuziv afatgjatë.

Faji i vetëm i Albinit dhe ekipit të tij, i Vjosës dhe votuesve të saj, ndoshta ishte se besuan që kjo betejë mund të fitohej me rrugë idealiste, se kjo e keqe mund të mundej thjeshtë me zgjedhje. Se mjaftonte të përdorje një copë të ndyrësisë, për të pastruar të tërën.

Mocioni i sotëm tregoi se ky eksperiment rezultoi i pamundur. Ai dëshmoi se është utopike të besosh, se nga ata që kanë qenë dikur pjesë e llumit, mund të lindë asnjë filizë ndryshimi. Ai vërtetoi se beteja e përleshjes me të keqen është e gjatë dhe se fitorja ndaj saj nuk mund të vijë dot kurrë pa u bërë bashkë, të gjithë në një front, ata që vërtet e dëshërojnë atë.

Ndaj votimi i këtij fund marsi duhet të shërbejë për një rikompozim të ndryshëm të skenës politike dhe shoqërore në Kosovë. Ai duhet të rendisë në të njëjtën anë të barrikadës forcat e së mirës. Ai duhet ti vlejë si mësim edhe Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes për ta hapur më shumë lëvizjen ndaj personaliteteve dhe shtresave që kërkojnë një Kosovë të tjetërllojtë. Ai duhet ti vlejë si mësim Vjosës dhe brezit idealist të LDK, për tu shkëputur nga pleqtë me uturak pas vetes, që nuk kanë më asnjë aspiratë për të ardhmen.

Vetëm një lëvizje e tillë, vetëm një riformatim i këtyre përmasave, mund të rikthejë në të ardhmen dinamikën e asaj që u mundua të ndërpresë mocioni i sotëm. Vetëm në këtë mënyrë, nuk do të jetë më e mundur që një turmë deputetësh që votuan me maska, të pështyjnë pa gajle mbi fytyrat e shumicës së votuesve. /Lapsi.al/

Previous Post

“Koronavirusi mund të ketë infektuar gjysmën e popullsisë së Britanisë”

Next Post

Vaksina kundër koronavirusit, kur mund të jetë gati për t’u përdorur

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Vaksina kundër koronavirusit, kur mund të jetë gati për t’u përdorur

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.