• Latest
  • Trending
  • All

Ata bënë detyrën ndaj Atdheut…

07/12/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Ata bënë detyrën ndaj Atdheut…

07/12/2014
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Në nderim të 70 vjetorit të Çlirimit nga nazifashistët

Të rënët për Kombin janë krenaria dhe frymëzimi për të gjithë brezat. Duke nderuar Ata kemi bërë detyren si bashkëkombas dhe kemi vlerësuar lart guximin dhe trimërinë e tyre të pashoqe kundër murtajës botërore të nazifashizmit qe udhëhiqej nga Hitleri. Dëshmorët, Heronjtë, veteranët e Luftës Antifashiste dhe gjithë populli që i mbështeti dhe e mbajtën të pastër figurën e tyre pas 44-ës përkujtohen me respektin më të madh në 70 vjetorin e Çlirimit nga fashizmi.
Si bijë e një veterani të Luftës që ndihmoi partizanët me ushqime, me municione jo i inkuadruar në brigada për shkak të moshës së tij dhe mbesë e dy veteranëve Shahin dhe Ismet Gjoni, ku xhaxhai im Ismet Gjoni ishte partizan i inkuadruar në Brigadën e VI-të dhe u plagos dy herë në Kosovën martire kundër fashizmit ndihem krenare t’i përkujtoj me dashurinë prej gjaku dhe prej zemre si bijë dhe mbesë e tyre.
I ndjeri Ismet Gjoni me Akademi ushtarake, biri i një vatrani Hamit Veis (Mexhgorani) që mbështeti kauzën e Nolit dhe të Faik Konicës dokumentaur në fletoren e Fan S.Nolit u dërgua në Lufte si djali i parë dhe më i madh, ku si shumë të tjerë nuk dihej në do ktheheshin apo jo në shtëpi të gjallë. Dhe për mua nisja e djemve të nënave për në Luftë është një moment sa prekës po aq dhe heroik, është një moment që çmohet nga shumica e popujve liridashës në botë, është një moment që përkujtohet brez pas brezi. Në këtë shkrim dua të ndalem në Luftën epope të Mezhgoranit të Tepelenës, luftë me të cilën u rrita dhe u edukova nga familja dhe gjithë bashkëfshatarët e mi që u çuan në këmbë kundër fashizmit duke dhënë dëshmorët e tyre në Luftë midis tyre dhe nje grua heroike . Kjo dashuri për Kombin ishte e trashëguar brez pas brezi ndër familjet plot kulturë, arsimdashëse mezhgoranase të cilat jo rastësisht nxorën nga gjiri i tyre si Fehim Bej Mezhgoranin firmëtar të Pavarësisë, ndër avokatët e parë në qeverinë e Ismail Bej Vlorës në vitin 1912 të.
Lufta e Mezhgoranit me Asim Zenelin në krye i cili la studimet në Akademinë ushtarake në Romë dhe erdhi si shqiponjë mali nga Progonati në krye të çetës Hajredin Tremishti është një luftë epope ku u ngrit gjithë fshati në këmbë, ndaj dhe sot nëpër zallishte, në toka, në përrua që derdhet si argjend në Vjosë, në këmbët e malit Lirik të Trebeshinës akoma ka mbeturina dhe cifla bombash, apo mund të gjesh bomba dhe gjyle të pahapura, që pas mbarimit të Luftës janë plagosur nga shpërthimi i tyre dhe kanë gjetur vdekjen disa fëmijë mezhgoranas. Edhe zogjtë e maleve që ishin dëshmitarë të asaj lufte duket sikur ende vazhdojnë të këndojnë këngën: “Një ze po del nga gryka e Mezhgoranit/ topa mitroloza rrahin papushim/, kënduar nga Bas Baritoni i jashtëzakonshëm Mentor Xhemali.

Asim Zeneli

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Duke jetuar në kohëra konfuzioni historish, për shkak të paaftësive dhe përfitimeve personale të shumë histoshkrueseve që e deformojnë historinë e Kombit në menyrë krejt të papergjegjshme sepse nuk ka ligj, brezat do të konfuzohen dhe më keq në se historia nuk shkruhet shkencërisht dhe profesionalisht, për rrjedhojë do të vazhdohet me hamendësime duke mohuar shumë vlera të Kombit. Pranë kësaj epopeje të Mezhgoranit fashistët lanë kockat dhe u varrosën në Sajmolë vend i Mezhgoranit. Asnjëherë varret e tyre nuk u prekën, por ruheshin në heshtje sepse i vdekuri nuk preket, nuk përdhoset…
Asim Zeneli ra si burrë në fushë të betejës në arën e Gjonajve, ara e të parëve të mi, dhe burrat e fshatit e ngritën në krah gati më shumë se një orë për ta çuar në varrezën e fshatit që quhej Hojmodh. Më duhet të përmend se midis tyre ishte dhe trimi Xha Mehmet Rrapo i cili nuk e hoqi nga supi Asim Zenelin deri në varrezë.
Fshati ynë ka ditur të shkojë mirë me njeri-tjetrin plot dashuri e harmoni edhe pse kishte pikëpamje dhe ide të ndryshme midis tyre, dhe mund të ketë pasur momente të caktuara të udhëzuara nga lart për të mbajtur qëndrim për ata që u rreshtuan me Ballin, por nuk më rezulton asnjë prej tyre të ketë qenë i internuar, burgosur, spiunuar nga fshatarët.
Si fëmijë kurrë s’do e harroj miqësinë që kanë pasur prindërit e mi dhe jo vetem ne, me vëllezërit Rrapaj si dhe ne pasardhësit e tyre për tolerancën dhe vajtjet tek njeri-tjetri. Konkretisht sot dua të përmend se si njerëzit brenda tyre kanë kodet dhe ligjet e veta të shkuarjes dhe të miqësisë duke lenë mënjanë në heshtje në atë kohë udhëzimet që përçanin popullin për pikëpamje të ndryshme idesh dhe veprimesh.
Ja po e konkretizoj me një shembull jo pse ka ndodhur në familjen time, por jam më e sigurtë dhe më konfidente për atë që po ju tregoj sepse kam qenë dëshmitare me shumë të tjerë dasmorë mezhgoranas: Kur ne bëmë dasmën e parë në familjen time, martoja vëllain tim të parë, ishte viti 1982 në mos gaboj, në vitet e diktaturës hoxhiste. Dasmorët para se të vinin në shtëpinë time duhej të kalonin para portës së Xha Izet Rrapos që kishte qenë me Ballin, por në këtë kohë shtëpia e tyre ishte në zi sepse iu kishte ndodhur fatkeqësi e tmerrshme i ishte djegur djali, babai im ndihmës i Luftës, idealist as që pyeti fare nga “udhëzimet e egra” iu tha orkestrës se: gjithë pjesën e rrugës deri tek shtepia jonë do të ndaloni këngën dhe ashtu u bë ne shenje respekti për ta… Për mua këto janë momente tejet njerëzore, vëllazerore, të shenjta që duhen treguar…
GALERIA-640x340Është mirë që njerëzit të gjejnë gjuhën vëllazërore dhe të dinë të bashkëpunojnë vetëm atëhere ne do ta çojmë Kombin atje ku ka qenë qëllimi i idealistëve të vërtetë të Tij.
Solla vetëm disa gjëra të vogla përballë epopesë së madhe të Mezhgoranit, duke i kërkuar falje babait tim aq tolerant dhe njerëzor për këshillën që më ka dhënë gjithë jetën se: të gjithë bëmë detyrën karshi Atdheut, me një fjalë jo mburrje!
Si pasardhëse e Tij e çmoj këshillën shumë, por duke u përballur me ata që e shkruajnë Historinë, të cilët shumë prej tyre nuk kane qenë në Luftë, apo përfituan tmerresisht nga regjimi diktatorial duke notuar në lluks, ndihem krenare se babai im idealist bëri detyrën denjësisht karshi Atdheut. Të dy prindërit e mi dhe shumë fshatarë të tjerë të Luftës punuan në punërat më të rëndomta dhe skllavëruese në fshat, të privuar nga shumë gjëra i cili dhe sot jeton me qera në Tiranë. Si bijë e një veterani i kam peng vuajtjet e tyre dhe kundërshtoj se shumë prej Luftëtarëve të Lirisë nuk përfituan nga Lufta që bënë kundër fashizmit gjatë jetës së tyre. Lufta kundër fashizmit është e përjetësuar në zemrat e popullit shqiptar. Asnjëherë Heronjte nuk vdesin në se luftojne për një shkak të madh siç është Liria thotë shkrimtari i shquar botëror anglez Bajroni, i cili u mahnit nga mikpritja dhe bukuria shqiptare si dhe ajo tepelenase…
Ata që përfituan, përdhosën figurën e ndritur të Luftëtarit, jetuan me spiunlleqe të fëlliqura ku historia e vërtetë do t’i ndëshkojë në se ajo do të shkruhet nga Idelasitët pa dallime idesh, atëhere do të jem e qetë të zbatoje këshillen e babait tim idealist se luftëtarët bënë detyrën karshi Atdheut.

Më poshtë po sjell poezinë kushtuar akademikut ushtarak Heroit të Popullit Asim Zenelit

Në harkun e qiellit vetëtimë
(Heroit të popullit Asim Zeneli)

Në harkun e qiellit, vetëtimë,
shkrepe si rrufѐ Asim Zeneli,
e le Akademinë në Itali,
Atdheu, mbi cdo gjë për Ty!
Çave përmes Progonatit, Tepelenë,
ndale në Mezhgoran, udhë e gjatë ishte…
Me krahët e Çetës si shqiponjë,
iu bashkove luftëtarëve mezhgoranas,
puthe malin lirik të Trebeshinës,
dhe kërthëndeze mijëra shpirtra,
që lëngonin nga tehu i thikave me gjak barbar.
Nga bukuria jote u mahnitën malet,
ndërsa plumbi tinzar i fashistëve italianë,
si Jagua u tërbua,
dhe të goditi në ballë, aty ku vriten trimat!
Në momentet e fundit fole me Perënditë,
ndërsa Dielli të krihte me rrezet e tij,
flokët e dendura si degëza yjesh,
për të çuar si dhëndër në Parajsë.
Thonë se Hëna natën,
pranë varrit në Hojmodh*,
të bënte roje dhe lagte qerpikët e saj,
ndersa gratë mezhgoranase u veshën me të zeza,
vajtojcat të qanin me ligje labe, si birin e tyre,
për rininë tënde që ta shuan me plumba dhe zjarr…
Në arën e Gjonajve re heroikisht,
vend pelgrinazhi është bërë,
për mezhgoranasit dhe gjithë popujt përreth.
Sytë e lumit Vjosa këndellen,
nga kënga legjendare për luftën heroike si:
“Një zë po del nga gryka e Mezhgoranit”…
Dallgët e Vjosës me shkumë të bardhë,
veshin vajzat dhe nuset si pulëbardha,
dhe me duartë e tyre qëndisin me fije dielli,
dashurinë dhe përkujtimin tënd,
duke e plazmuar në gjak.
Sytë e tu kuvendojnë me brezat,
se Lirinë e ke në palcë të shpirtit,
me pëshpërimën e saj në buzë u ngjite në Qiell,
atje ku zënë vend dhe prehen heronj si Asim Zeneli.

Ps: Hojmodh kanë qenë varrezat e Mezhgoranit, vendi ku u varros Asim Zeneli, i cili qëndroi për tri vjet radhazi, pasi vendlindja e tij Progonati ishte shumë larg. Pas tri vjetësh erdhi i ati i tij, patrioti i shquar i ndjeri Xha Zeneli i cili kur e mori të birin atë ditë të gjitha gratë e Mezhgoranit u veshën me të zeza dhe populli e përcolli me lot dhe nderime që i takojnë një Heroi.

Previous Post

“Bota”, në rrokullisje premierash…

Next Post

Shkarkohen nga detyra 234 punonjës të OSHEE-së, kishin fatura të papaguara

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Shkarkohen nga detyra 234 punonjës të OSHEE-së, kishin fatura të papaguara

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.