Këto komente erdhën nga një bisedë telefonike me presidentin iranian, Rouhani i cili i dha mbështetje Assadit ku ky i fundit ndërhyrjen e SHBA-ve e quajtur agresion, transmeton lajmi.net.
Presidenti iranian tha se ky agresion përbën një shkelje flagrante të sovranitetit të Sirisë dhe të gjitha ligjeve dhe konventave ndërkombëtare.
Po ashtu, ai theksoi se vendi i tij është kundër terrorizmit sikurse Siria dhe propozoi që të gjendjet një zgjidhje paqësore për krizën që e ka kapluar këtë vend e cila do të çonte në ndalimin e gjakderdhjes së sirianëve.
Bashar Assad po ashtu ka falënderuar udhëheqjen iraniane dhe njerëzit për mbështetjen e vazhdueshme ndaj popullit sirian në luftën kundër terrorizmit.
Edhe presidenti rus, Vladimir Putin konsideron se sulmet amerikane në Siri janë agresion kundër një shteti sovran, shkelin normat e të drejtës ndërkombëtare dhe janë pretekst i sajuar.























