Para të pranishmëve, ministri Demolli ka shpjeguar se cilët janë mekanizmat shtetërorë që e mbikëqyrin dhe e kontrollojnë FSK-në.
po ashtu ka thënë se Kosova ka treguar një sukses jashtëzakonisht të madh, duke shtuar se në dhjetë muajt e fundit nuk ka asnjë kosovar që është identifikuar se ka shkuar në ISIS.
“Unë me përgjegjësi të plotë e them se asnjë ushtar i FSK-së, asnjë ushtarak i Kosovës nuk është i kyçur në ISIS, madje ju e dini të gjithë, që keni dëgjuar gjatë prezantimit të presidentit por edhe gjatë prezantimit të djeshëm të kryetarit të kuvendit, jam i sigurt edhe nesër do ta dëgjoni nga vetë ministri i Punëve të Brendshme, më këtë rast Republika e Kosovës ka treguar një sukses jashtëzakonisht të madh, sipas informatave që kemi nga ministria e Punëve të Brendshme në 10 muajt e fundit nuk ka asnjë Kosovarë të vetëm i cili është identifikuar që ka shkuar në radhët e ISI-it”, ka thënë Demolli.





















