Por ekspertët e sigurisë rrugore, përveçse mendojnë se kjo nismë është e vonuar, kanë edhe sugjerime të tjera.
“Përderisa një përdorues alkooli është i përsëritur dhe bën aksidente të kësaj kategorie brenda një viti, leja e drejtimit i duhet hequr për një kohë shumë më të gjatë. Nuk duhet mjaftuar me ato 6 muaj apo një vit, apo me butësinë që shfaqin komisionet tona. Leja e drejtimit të hiqet për 3 apo 5 vite, e ndoshta për persona të caktuar edhe përjetësisht”, thotë Fatmir Hasho, ekspert i sigurisë rrugore.
Ashpërsimi i dënimeve shikohet si një mundësi për të frenuar numrin e lartë të aksidenteve, që në shumicën e rasteve shkaktohen nga mosrespektimi i normave të sjelljes dhe qarkullimit.






















